Ferizaj

“Fikë se fikë bile me muzikë”, Labi ngushëllon veten duke kënduar nga shtëpia


Publikuar më:


Këngëtari i njohur Labinot Tahiri, ditëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të revoltës që ka shprehur lidhur me paralajmërimin e ministrisë së Shëndetësisë për mundësinë e mosmbajtjes së ahengjeve e dasmave sivjet.

Ndërsa , sot këto pakënaqësi i ka shprehur edhe përmes këngës në oborrin e tij.

Ai bashkë me djalin këndojnë me kitarë. Kurse në postimin e tij në Instagram është shprehur falënderues ndaj publikut për dashurinë që i japin.

Labi dhe Eli te shtëpia Fik se fikë bile me muzikë Sa herë që kendoja i ri me kitarë e mendoja një publik që di të më vlerësojë. Sot falë Zotit e kam atë publik të dashur e shumë briliant që më kanë mbajtur në skenë, dhe që më kanë dhuruar gjithçka që kam sot çkado që shihni. Përjetêsisht mirënjohës LABI DHE FAMILJA FKSH”, ka shkruar Labi.

To Top