01,05,2024

Tri ministri vlerësojnë lartë Komunën e Ferizajt për menaxhimin e pandemisë

Must Read

Ndonëse Ferizaj është komuna më e goditur nga numri i rasteve me COVID-19, është menaxhimi i kësaj pandemie nga Shtabi Emergjent Komunal që ka bërë që situata të mbahet plotësisht nën kontrollin e autoriteteve lokale si dhe të parandalohet zgjerimi i zinxhirit infektues në mesin e ferizajasve. Këtë e thanë sot gjatë vizitës që i bën Komunës së Ferizajt, zv. Ministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, zv.ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Fatbardha Emini si dhe zv.Ministri i Punëve të Brendahme, Bajram Gecaj. Ata vlerësuan me nota të larta angazhimin dhe gjithë veprimet e ndërmarra nga Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu në menaxhimin e situatës.

E ky i fundit, nikoqiri i këtii takimi, i pari i Ferizajt, Agim Aliu njoftoi mysafirët me veprimet që ka ndërmarr Shtabi Emergjent i kryesuar prej tij në parandalimin e përhapjes së virusit. Ai shtoi se edhe me koordinimin me nivelin qendror u arrit të menaxhohet kjo situatë.

Në takim u biseduan format e ardhshme të bashkëpunimit, ngritja e kapaciteteve shëndetësore si dhe mbështetja direkte për komuna përmes programeve të rimëkëmbjes buxhetore e ekonomike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img