26,04,2024

Fermerët ferizajas sërish do të përfitojnë nga Komuna e Ferizajt

Must Read

Komuna e Ferizajt dhe organizata “Mëshqerra” këtë të enjte kanë lidhur një marrëveshje të re të bashkëpunimit.

Marrëveshja u nënshkrua në mes kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, dhe drejtoreshës së organizatës “Mëshqerra” Florentina Kida Gërguri.

Kjo marrëveshje ka të bëjë më lëmin e blegtorisë për fermerët e Komunës së Ferizajt. Projekti do të zgjas tri viti për periudhën 2016-2018 dhe do të përfshijë një ndihmë prej 30 krerëve të mëshqerrave të racës “Hollshtajn-Frizis për 30 familje si dhe impute të tjera bazike bujqësore të nevojshme për këtë fermerë.

U bë e ditur se fermerët përfitues të këtij projekti do të participojnë me nga 400 euro për krerë lope në shumën totale prej 12 mijë euro. Këto mjete do të dedikohen si formë e pasimit të dhuratës.

Në bazë të kësaj marrëveshje organizata “Mëshqerra” gjatë muajit dhjetor të këtij viti do të sigurojë 30 mëshqerra barrëse për fermerët përfitues të Ferizajt.

15267710_1347197701981716_6617907474475490334_n 15327423_1347197698648383_5899502421102682779_n 15241203_1347197695315050_5079921142195510790_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img