24,04,2024

“Mural Fest”, me vepra për tolerancën, shtrihet jashtë Ferizajt

Must Read

Prishtinë, 28 janar- Festivali i muraleve, që për të katërtin vit, do t’i japë ngjyrë Ferizajt, në edicionin e sivjetmë do të shtrihet edhe jashtë qytetit ku ka nisur rrugëtimin.

Organizatorët e festivalit ndërkombëtar të muraleve “Mural Fest” tashmë kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Vitisë, me qëllim të fuqizimit dhe ngritjes së kapaciteteve të të rinjve në këtë qytet. Memorandumi synon gjithëpërfshirjen e krijuesve të rinj që vijojnë shkollat e mesme në këtë qytet. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe Lebibe Topalli nga OJQ “Mural Fest”, kanë nënshkruar dokumentin që parasheh organizimin e aktiviteteve të shumta në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Muraleve.

Por me vepra arti që sivjet do të realizohen rreth motos “Me art për tolerancë”, “Mural Fest” do të shtrihet edhe në qytete të tjera.Koha.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img