06,05,2024

Nënshkruhet marrëveshja, Kosova dhe Maqedonia me njohje reciproke të patentë shoferëve

Must Read

Sot është nënshkruar marrëveshje për njohjen recirpoke të patentë shoferëve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë.

Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa u shpreh se arritja e kësaj marrëveshje është mundësi e mirë për të dy shtetet, pasi rritet besueshmëria për dokumentacionet përkatëse dhe u ofrohet qytetarëve komoditet më i madh.

“Lidhjet ndërmjet dy shteteve janë të mëdha, ky është një avancim më i mirë” tha ai.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme nga Maqedonia, Oliver Spasovskiu tha se ky është një akt shumë i rëndësishëm, nga i cili dobi më të madhe do të kenë qytetarët e dy shteteve.

“Ky proces ka filluar shumë kohë përpara dhe do të vazhdojë me kapitull të ri. Është një akt ndërkombëtar që dobi më të madhe do të kenë qytetarët e dy shteteve. Gjatë realizimit të kësaj të drejte besojmë që ky hap do të përmirësoj bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona”, tha Spasovskiu, përcjell KosovaPress.

Ai poashtu njoftoi se kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi dhe në disa sfera tjera të sigurisë.

Ndërsa, për sigurinë ndërkufitare ndërmjet dy shteteve, ministri i  Maqedonisë tha se siguria është stabile. Sipas tij duhet të jenë me shumë aktiv që të shkëmbejnë informata për të parandaluar krimin e organizuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img