24,04,2024

Ferizaj: U diskutua draft rregullorja për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijëve

Must Read

Diskutimin publik e ka udhehequr Kryesuesja e KK-se Kristina Gashi Bytyqi, ndërkaq të pranishem ishin zyrtarë nga Qendra për Pune Sociale, anëtare të Kuvendit të të Rinjëve e të Asamblese së Fëmijeve.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt Kristina Gashi- Bytyqi, ka thënë se me këtë  Rregullore përcaktohen rregullat dhe procedurat për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës, në zbatim të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës dhe Kompetencave Vetanake të Komunës së Ferizajt.

“Kjo rregullore bëhet me qëllim që të mbrojë  fëmijët nga të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore, abuzimit, keqpërdorimit, shfrytëzimit, neglizhimit apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës; * Përcaktimit të detyrave dhe përgjegjësive, të subjekteve për mbrojtjen e fëmijës, si dhe mënyrës së koordinimit, raportimit dhe bashkëpunimit të tyre me qëllim të kontributit në sistemin për mbrojtjen e fëmijës, si dhe * Kontributit në krijimin e një komunë mike për fëmijë”ka thënë Kristina Gashi-Bytyqi.

Qytetaret e interesuar komentet e tyre, verejtjet dhe sugjerimet mund t’i dergojne ne afat prej dy jave nga dita e sotme ne email adresen zyrtare apo linkun e krijuar:

Kristina.Bytyqi@rks-gov.net

https://kk.rks-gov.net/ferizaj/ferizaj-4/draft-rregullore-e-komunes-se-ferizajt-per-perkujdesjen-dhe-mbrojtjen-e-femijes/

DRAFT RREGULLORE E KOMUNËS SË FERIZAJT PËR PËRKUJDESJEN DHE MBROJTJEN E FËMIJËS

kk.rks-gov.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img