02,05,2024

Mbyllen 9 lokale me dyshimin se ushtronin veprimtari devijante në Ferizaj

Must Read

Leva e kontrollit shtetëror përkatësisht Inspektorati i Komunës, është vazhdueshëm në terren në kontrollet e subjekteve të ndryshme afariste.

Mbrëmë, pas një aksioni të mirë koordinuar mes Inspektoratit të Komunës, Njësisë së Hetimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore, inspektorëve të ATK-së dhe inspektorëve të punës, pas inspektimeve që u zhvilluan në rrugët “Kemajl Hetemi”, “Qamil Ilazi”, “Mejdi Xhaferi”, “At Nik Prela” dhe “Shën Tereza” në 11 subjekteve gastronomike, 9 prej tyre u mbyllën si pasojë e mos posedimit të dokumenteve përkatëse, kushteve higjieno-teknike, mosrespektimit të udhëzimeve mbrojtëse ndaj COVID-19 dhe mbi të gjitha mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm për zhvillimin e veprimtarive devijante.

Ky aksion i Inspektorëve të Ferizajt do të vijoj edhe ditëve e javëve në vijim, në gjithë territorin tonë, për të vënë ligjshmërinë e zbatimin e rregullit në subjekte afariste që nuk përmbushin këto kushte. Për këtë aksion dhe të tjera të zhvilluara në vazhdimësi, Inspektorati i Komunës, falënderon Policinë e Kosovës, Njësinë e Hetimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore, Stacionin Policor në Ferizaj, inspektorët e ATK-së dhe inspektorët e punës për asistimin e vazhdueshëm në kontrolle të tilla.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img