27,04,2024

Ferizaj: Tahiri kërkon konsensus për Ligjin e Pagave, premton ndryshime edhe në Ligjin për Financa Lokale

Must Read

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Tahiri, vizitoi sot komunën e Ferizajt ku u prit nga kryetari i kësaj komune Agim Aliu.

Përveç takimit në komunë, zëvendëskryeministri Tahiri i shoqëruar nga kryetari Aliu vizituan edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

 Nga aty Tahiri tha se do të angazhohet që ë Ligji i Pagave të futet në zbatim së paku vitin e ardhshëm.

“Ky ligj duhet të kaloj, por ky ligj për me kalu ne duhet me pas një konsensus me të gjitha partitë politike, mos të më thonë se ky ka qen ligj elektoral e më vonë në Kuvend me e rrëzu . Sot me atë ligj specialistët do ta kishin pasur pagën 1200 euro, me  atë ligj motrat do ta kishin pasur më të lartë rrogën, sot me atë ligj zjarrfikësit kishin qenë ndryshe, policët ndryshe, por na ra për shkak se pati ndërhyrje dhe na e rrëzun ligjin, prandaj kërkesa ime është me çu përpara këtë ligj”, tha Tahiri.

Përveç Ligjit për Paga, Tahiri premtoi se do të angazhohet që të bëhen ndryshime edhe në Ligjin për Financa të Pushtetit Lokal.

 “Do ta adresoj në mënyrë shumë të shpejtë ligjin për financa lokale pasi jam i bindur se formula se si është tani si për shëndetin primar, si për arsimin primar, si për kontratën kolektive, si për çështje tjera nuk është ajo që e reflekton Kosovën që duam ta shohim. Kam biseduar edhe me ministrin e financave dhe kryeministrin dhe në një periudhë të shpejtë  do ta adresoj temën e financimit  të komunave dhe kalimit të ligjit për financa lokale“, tha Tahiri.

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, falënderoi zëvendëskryeministrin Tahirin për vizitën që i bëri Ferizajt.

“Kryetarët e komunave përveç që kanë mikun kanë edhe zërin më mbështetës në Qeverinë  e Kosovës sa i përket çështjeve lokale. Ne kemi ardhë sot këtu që t’i vizitojmë të tri nivelet e institucioneve shëndetësore, nivelin primar, sekondar dhe terciar  ku unë si kryetar i komunës jam jashtëzakonisht i lumtur që këto tri nivele kanë qenë të bashkërenduara dhe unike  dhe ne ja kemi dalë dhe do t’ia dalim në secilën sfidë që na paraqitet, sigurisht falënderoj edhe Qeverinë e Kosovës që ka qenë mbështetëse “, tha Aliu.

Vizitën e Tahirit e vlerësoi edhe drejtoresha e QKMF-së në Ferizaj, Nadire Ymeri.

“Këtë vizitë  e cilësojmë si kujdes për stafin mjekësor, ku mund të them se është kryer një punë shumë e madhe, një punë e palodhshme dhe meqë tani numri i rasteve të dyshuara është në ulje neve na gëzon, por ne do të vahdojmë edhe më tutje me masa mbrojtëse”, tha Ymeri.

Pas vizitës që i bëri QKMF-së së Ferizajt, Tahiri u nis drejt komunës së Vitisë për të vizituar edhe QKMF-në e atjeshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img