27,04,2024

Zëvendës Kryeministri Besnik Tahiri vizitoi Komunën e Ferizajt, premton mbështetje më të madhe për shërbimet e Komunës

Must Read

Një delegacion i përbërë nga Zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri, zëvendësministri Xhavit Zariqi u pritën sot në vizitën e tyre në Ferizajt, nga i pari i Ferizajt, Agim Aliu, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gazmend Bytyçi, nënkryetari i Komunës, Arton Gavazi dhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi.

Nikoqiri, i pari i Ferizajt, Agim Aliu njoftoi zëvendës Kryeministrin Tahiri për situatën epidemiologjike në Ferizaj, veprimet e ndërmarra dhe nivelin e zbatimit të masave kundër virusit COVID-19 në Ferizaj. Tutje, gjatë kësaj vizite, nikoqiri dhe mysafirët vizituan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj për t’u njohur për së afërmi me punën e punonjësve shëndetësor në këtë betejë me COVID-19.

Pas vizitës së Qendrës së Thirrjeve, barnatores qendrore të QKMF-së dhe reparteve të veçanta brenda kujdesit primar shëndetësor, Kryetari i Komunës, Agim Aliu tha se qeverisja lokale por edhr gjithë qytetarët përulen e janë tejet falenderues ndaj gjithë punonjësve shëndetësor që pa u ndalur, po japin shërbime shëndetësore për qytetarët në nevojë.

“Kemi vendosur që të vijmë këtu, të vizitojmë të tri nivelet e institucioneve shëndetësore, nivelin primar, sekondar dhe terciar, edhe për të parë nga afër punën e tyre, por më shumë sesa për të parë punën e tyre sepse punën e tyre e ka parë dhe është duke e parë secili qytetarë që ka nevojë për të marr shërbimin e tyre, ne kemi ardhur këtu edhe njëherë për të shprehur përuljen, falënderimin për qëndresën, punën dhe mosndalesën për asnjë kohë dhe asnjë moment për t’i shërbyer qytetarët. Unë si Kryetar i Komunës së Ferizajt, jam jashtëzakonisht i lumtur që të tria këto nivele të institucioneve shëndetësore, kanë qenë unike, të bashkërenduara dhe në bashkëveprim me shtabin emergjent të Komunës, ja kemi dalur, jemi duke ia dalur dhe do t’ia dalim në secilën sfidë që na paraqitet, në secilën kërkesë në përballje me pandeminë që të jemi sa më të suksesshëm” tha mes tjerash Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Në anën tjetër, Zëvendës Kryeministri, Besnik Tahiri gjatë kësaj vizite, për të cilën përgëzoi qeverisjen lokale dhe institucionet lokale shëndetësore për menaxhimin e suksesshëm të situatës epidemiologjike, vuri theksin tek tri çështje thelbësore, atë të sistemit të financimit të Komunave, për të cilën u tha se nuk është i drejtë dhe në këtë kuptim do të procedohet së shpejti, ligji i ri për financat e pushtetit lokal, kriza buxhetore e shkaktuar nga pandemia dhe rregullimi përfundimtar i pagave për punonjësit e sektorit publik, përkatësisht punonjësit shëndetësor.

“Unë dua të them disa çështje që për mendimin tim janë kruciale. E para po nisi me Komuna, e them me përgjegjësi të lartë që sistemi i financimit të komunave të Kosovës në legjislacionin aktual nuk është i drejtë. Këtë e them që ligji për financat lokale që është miratuar dhe buron nga pakoja e Ahtisaarit, e cila ka reflektuar në vitin 2008 në atë kohë i ka skaduar afati. Financimi i shumë shërbimeve që jep Komuna, realiasht në sistemin e financimit është shumë problem që të mbahen shërbimet, dhe si Qeveri si zëvendësKryeministër në bashkëpunim edhe me kryetarë të komunave dhe Asociacionin do ta adresoj në mënyrë shumë të shpejt Ligjin për Financa Lokale. E dyta me kryetarin biseduam në detaje për gjendjen e pandemisë. Ajo që dua të them në radhë të parë është një çështje shumë serioze, do të kemi edhe në aspektin e buxhetit të shtetit kriza, por edhe në periudha tjera duhet të përgatitemi sikur pandemia do të jetë pjesë e jetës sonë gjatë gjthë kohës. Çdo masë apo veprim duhet ta bëjmë mbi bazën se e kemi prezent e jo se do të largohet apo zbutet, dhashtë Zoti që të del vaksina dhe kjo të kaloj, mirëpo planifikimet duhet të bëhen në këtë bazë. Dhe çështja e tretë që dua ta them është për mantelbardhët,  mirëpo unë kam një kërkesë për partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Ka të bëj me ligjin e pagave. Ky ligj duhet të kaloj, por për të kaluar ky ligj kërkohet dakordim me të gjitha partitë politike. Në këtë temë duhet të ketë konsensus” tha mes tjerash Zëvendës Kryeministri, Besnik Tahiri.

Falënderues për vizitën u shprehën edhe drejtuesit e QKMF-së në Ferizajt, të cilët gjatë vizitës së zëvendës Kryeministrit Tahiri dhe bisedës, njoftuan këtë të fundit për gjithë veprimet e ndërmarra nga stafi shëndetësor dhe menaxhimi i gjendjes, tash e sa kohë kur vendi po përballet me pandeminë e virusit COVID-19.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img