26,04,2024

Ferizaj përmbyll kampionatin me fitore, mund Gjilanin me rezultat 2:1

Must Read

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit për këtë sezon në Superligën e Kosovës në futboll ku skuadra ferizajase  ka arritur edhe fitoren e 7-të rradhazi duke mposhtur Gjilanin para publikut vendas me rezultat 2;1.

Një ndeshje fantastike nga djelmoshat ferizajas, ku dominuan gjatë tërë ndeshjes, dhe duke bërë edhe një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme.

Tani edhe zyrtarisht Ferizaj  ka sigurar mbetjen në Superligë edhe për sezonin e ardhshëm.

Këtë ndeshje kishin ardhur ta përcjellin edhe kryetari i komunës Agim Ali, deputeti Elmi Reçica,  kryesuesja e kuvendit dhe shumë drejtor të drejtorive komunale.

 “Klubi ynë falenderon tifozët tanë Ujqit që nuk u ndalën asnjëherë duke na përkrahur si në momente të mira por edhe në të vështira duke na dhënë motiv të vazhdojmë përpara, falenderojmë edhe donatorët e klubit për mbështetje financiare, falenderojmë kryetarin e klubit, Mustafë Grainca për punën e mirë që ka bërë, shtabin teknik dhe kryesinë e klubit. Rrugëtimin që e filluam së bashku e mbyllim këtu së bashku, pasi që sukseset e klubit janë edhe meritë e juaja tifozë të nderuar dhe të gjithë ju që keni kontribuar për klubin tone”  thonë në klubin KF Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img