26,04,2024

Ferizaj me shumë projekte infrastrukturore të realizuara

Must Read

Gjatë këtij viti në komunën e Ferizajt janë realizuar një varg projektesh infrastrukturore, të cilat dukshëm kanë ndikuar në cilësinë e jetës së qytetarëve, kanë thënë sot gjatë një konference për medie drejtuesit e drejtorisë për infrastrukturë.

Ata me këtë rast i kanë bërë një analizë punës njëvjeçare të kësaj drejtorie, duke thënë se prioritet edhe për këtë vit kanë qenë rrugët, ujësjellësit dhe kanalizimet.

I pari i Drejtorisë për infrastrukturë në komunën e Ferizajt, Gafurr Ilazi, ka thënë se brenda kësaj periudhe, buxheti i planifikuar për projektet kapitale është shpenzuar në masën 80 përqind. Gjatë një rekapitullimi që i ka bërë punëve në këtë drejtori ndër të tjera ka thënë se për projektet kapitale deri më tani janë alokuar 4.6 milion euro, ndërsa janë shpenzuar 3.6 milion. Sipas tij, në kuadër të këtyre projekteve hyjnë edhe një numër i tyre i realizuar me donatorë të ndryshëm

“Gjatë këtij viti janë inicuar rreth 88 procedura të prokurimit, projekte janë përfunduar dikund 28 projekte, projekte që janë duke u punuar janë 37 dhe 23 projekte janë ende në procedurë të prokurimit. Përveç projekteve që janë në financuar nga buxheti i komunës kemi pas edhe projekte nga donatorët sikurse ka qenë ujësjellësi në fshatin Bibaj dhe Fshatin e Vjetër që është projekt me Qeverinë Zvicrane, faza e pestë e zhvillimit të resurseve ujore në viset rurale, rregullimin e varrezave në fshatin Dubravë, me donator IOM-in dhe kemi pas edhe 6 projekte tjera nga Ministria e Infrastrukturës, sikurse që është asfaltimi i rrugës, Mirash –Cërnillë, zgjërimi i rrugës, Komogllavë-Trestenik, unaza e jashtme nga fshati Prelez i Jerlive-Kosinë-Llojza-Dremjak-Balaj-Neredime-Manastirc-Zaskok-Greme –Rakaj dhe Gurëz, asfaltimi i rrugës Greme-Burrnik-Gaçkë.Për këto katër projekte procedurat e prokurimi i ka zhvilluar komuna dhe asfaltimi i rrugës, Babush-Babalka-Tërn-Koshare-Slivovë dhe asfaltimi i rrugës Prelez i Jerlive-Muhoc-Lloshkobare gjithashtu projekt i MI-së, për të cilat projekte procedurat janë udhëhequr nga ministria”, ka thënë drejtori Ilazi.

Për më tepër në këtë konferencë është thënë se disa projekte tashmë kanë përfunduar, ndërsa si më të rëndësishmit, zyrtarët kanë përmendur disa sosh.

“Projekti i asfaltimit të rrugës në Zaskok tek lagjja e “Çerkinëve”, asfaltimi i rrugës “Enver Hadri”, asfaltimi i rrugës në Koshare, asfaltimi i rrugëve në Talinoc të Muhaxherëve, që është përfunduar vetëm shtresa e parë. Në këtë projekt e kemi edhe shtresën e dytë me asfaltu. Asfaltimi i lidhjes së lagjes Cakaj me shkollën në Mirosalë, projekt dyvjeçarë, asfaltimi i rrugës “Ilmi Hashani” dhe “Feniks” në Greme, asfaltimi i rrugës në lagjen Karmetaj, asfaltimi i rrugës që lidhe fshatin Gaçkë me lagjen Bazhdarhane, asfaltimi i rrugës “Agushi” në Topojan, kanalizimi në fshatin Mirash, kanalizimi në lagjene Dragosheve në Sojevë, kanalizimi dhe ujësjellësi në rrugën ”Rexhep Mala”, këto janë projektet që janë përfunduar”, ka potencuar Ilazi.

Bazuar në planifikimet buxhetor edhe për vitin e ardhshëm pritet të realizohen shumë projekte në fushën infrastrukturore.

“Është aprovuar edhe buxheti i vitit 2017 dhe lista e projekteve është bërë publike, ka kaluar dhe pritet miratimi nga Kuvendi i Kosovës. Do të vazhdohet normalisht me rrugë, kanalizime, ujësjellësve, sepse përveç këtyre ne jemi duke punuar në ujësjellëset e fshatit Bibaj dhe Fshatin e Vjetër që është donacion dhe i kemi përfundimin e dy ujësjellësve në fshatin Greme-Rakaj dhe në fshatin Prelez- Jerlive-Prelez i Muhaxherëve-Sazli që është një projekt i tërë. Gjithashtu ne jemi përfitues i një kredie për një fabrikë të ujit në mes fshatit Talinoc dhe Bibaj që do t’i furnizon fshatrat që janë pa ujësjellës siç është Sojeva-Dardania-Zllatari dhe një pjesë të qytetit”, tha Ilazi.

Ndryshe, në përfundon të çdo viti kalendarik drejtoritë komunale analizojnë punën njëvjeçare, me të arriturat dhe sfidat.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img