25,04,2024

Ferizaj me shumë aktivitete për 28 nëntor

Must Read

Për nder të 28 nëntorit, Ditës së Flamurit kombëtar,  komuna e Ferizajt ka organizuar një varg aktivitetesh. Drejtori i kulturës në Ferizaj, Naim Ferati tregoi për aktivitetet të cilat janë  paraparë të mbahen për të shënuar këtë ditë në Ferizaj.

 “Si zakonisht tashmë është bërë traditë që në ora 10:00 të mëngjesit të fillohet me homazhe te varrezat e dëshmorëve, ku është në formë të organizuar nga institucioni i komunës së Ferizajt dhe shoqatat e dala nga lufta dhe pas homazheve në ora 11:00, në këtë ditë, inagurimi i gurthemelit të shtatores së heroit të kombit Ahmet Kaçiku dhe në mbrëmje në ora 17:00 do të filloj festivali ‘’Kosovarja këndon”, i cili festival tashmë është tradicional dhe është edicioni i 44 me radhë”,tha Ferati.

28 nëntori do të jetë ditë pushimi në të gjithë Kosovën, pavarësisht se nuk figuron në listën e festave zyrtare, mirëpo për këtë vendosi Qeveria e Kosovës ditë më parë.

28-nentori

kosovarja-kendon

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img