23,02,2024

Fotografia që e bëri nervoz Serbinë!

Must Read

Kjo fotografi nuk harrohet, është e para 20 vjetësh! Kjo fotografi është bërë në një garë ndërkombëtare në Aachen të Gjermanisë pikërisht në vitin 1996. Ishte një fotografi e bukur dhe aq e mrekullueshme me flamurin kombëtar dhe kombëtarja e Kosovës kishte arritur sukses të madh në karate.

“Në vitin 1996, shkëlqyem si në gara individuale, po ashtu edhe në gara ekipore, në turneun Kupa e Universiteteve Europiane në Aachen të Gjermanisë nën organizimin e MSKA International, ‘UNICUP 96’”, shkruan në faqen e klubit modern të karatesë Kastrioti nga Ferizaj.

Në foto shihen Fahri Mahalla, arkitekti i këtij sporti, Nebih Mahalla, Raif Musa, Besim Haxhimusa, Rafiz Shehu, Gani Mahalla, Afrim Krasniqi, Rexhë Mahalla etj.

Mirëpo, kjo fotografi atë kohë kishte shkaktuar nervozë të regjimi kriminal serb, sepse i pengonte çdo gjë shqip, kuqezi dhe me emrin kombëtarja e Kosovës.

Sportistët tanë në kushte të rënda, në salla e fusha të improvizuara zhvilluan aktivitetin garues, por sukseset nuk munguan dhe ashtu si kishin mundësi udhëtonin jashtë vendit edhe pse vazhdimisht të përndjekur, të rrahur, të burgosur e të vrarë nga shovenistët serb.

Madje kjo foto atëkohë ishte botuar edhe poster në gazetën sportive javore ‘Sport Plus’ që botohej at periudhë, shkruan BotaSot.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

34 mësimdhënës nga Ferizaj, certifikohen në kuadër të projektit të BE-së

34 mësimdhënës nga 3 shkolla të Ferizajt, u certifikuan në kuadër të projektit KosEd. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img