26,04,2024

Ferizaj: Intervenohet në qytet për parandalimin e vërshimeve,

Must Read

Ferizaj.10.08.2018. Intervenohet në qytet për parandalimin e vërshimeve, zhvillohen punime në kanalizimin atmosferik dhe fekal në rrugicën “At Nikë Prela”

Inspektimet në punime të ndryshme infrastrukturore kanë vijuar gjatë ditës së sotme edhe në zonën e qytetit, përkatësisht në rrugën “At Nikë Prela” ku Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtori i infrastrukturës Arbër Bytyqi kanë parë nga afër punimet që po realizohen në këtë projekt, projekt ky që përfshin rregullimin e kanalizimit atmosferik dhe fekal në këtë zonë, zonë kjo që paraqet një nga pikat e vërshueshme në zonën urbane.

Për ta tejkaluar këtë problem dhe problemet që kanë banorët e kësaj zone me kanalizimin fekal dhe atmosferik, Drejtoria e Infrastrukturës, po mbikëqyr detajisht mbarëvajtjen e punimeve.
Ky projekt dhe projekte të tjera përfshijnë masat për orientimin e punëve infrastrukturore në zonën qendër, zonën urbane, duke zgjidhur përfundimisht problemet e banorëve. Kjo paraqet qasjen e Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu që të orientoj investimet në qytet për shkak të gjendjes së rënduar infrastrukturore në disa pjesë të saj si dhe përmirësimit aty ku është e nevojshme, pa neglizhuar edhe investimet në zonën rurale.

Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi tha se ky projekt do të zgjidh problemin me vërshimet në këtë zonë si dhe problemet me kanalizimin atmosferik dhe fekal, kurse vitin e ardhshëm parashihet edhe asfaltimi tërësor i kësaj rrugice.
“Jemi në përfundim të punimeve për kanalizimin fekal dhe atmosferik, një projekt me vlerë rreth 50mijë euro, që ka rreth 250 metër kanalizim atmosferik dhe fekal. Është një zonë kjo shumë e ndieshme e qytetit të Ferizajt e cila është ballafaquar tri vitet e fundit me vërshime dhe me përfundimin e këtij projekti do të zgjidhet përfundimisht problemi i vërshimeve në këtë zonë si dhe problemet me kanalizimin që kanë qenë në këtë zonë. Edhe ky projekt është në kuadër të strategjisë sonë për investime në zonën urbane, fokusi ynë dhe i Kryetarit të Komunës është që të orientohemi më shumë me punë në qytet dhe kjo është njëri ndër ato projekte. Në këtë vit është paraparë përfundimi i kanalizimit atmosferik dhe fekal, ndërsa për vitin e ardhshëm, parashihet komplet asfaltimi i kësaj rrugice” tha Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

Ky projekt ka një kosto afërsisht 50 mijë euro dhe parasheh rregullimin e 250 metër kanalizim atmosferik dhe fekal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img