27,04,2024

“Feniks” bën me strehë edhe dy familje nevojtare

Must Read

Familja Mustafa nga Pleshina e Ulët dhe ajo Luzha nga Begraca e Kaçanikut u kanë dhënë fund problemeve që kishin prej vitesh me strehën.

Në prag të Fitër Bajramit, këto dy familje kanë nisur një jetë krejtësisht tjetër e në kushte më të mira. Shoqata “Feniks” nga Ferizaj dhe njerëzit e vullentit të mirë kanë kontribuar në ndërtimin e këtyre shtëpive.

Milaim Mustafa nga Pleshina ka thënë se u është mirënjohës gjithë atyre që kontribuan për ndërtimin e shtëpisë së tij, pasi më parë kishte bërë jetë në kushte të ënda, në shtëpi të vjetër gadi të rrënuar. Edhe Fikrie Luzha nuk gjente fjalë për të falënderuar donatorët për ndihmesën e dhënë, teksa sqaronte se jeta deri më tani kishte treguar vrazhdësinë e saj, por ja që fati i buzëqeshi më në fund.
Kryetari i shoqatës “Feniks”, Milaim Jashari ka thënës e për ndërtimin e shtëpisë në Pleshinë, tre bashkatdhetarë tanë që gjenden në Londër, kishin para një foto në facebook dhe kishin vendosur t’i ndanin nga 3 mijë euro për këtë familje, duke bërë që pjesën tjetër ta sigurojë shoqata. Ndërsa për shtëpinë në Begracë, një shumë të konsiderueshme ka ndarë miku i kësaj familje, pjesën tjetër shoqata.
“Ne u jemi mirënjohës njerëzve të vullnetit të mirë, pa konributin e të cilëve vështirë se do të ndërtonim këto shtëpi.Jan njerëz që solidarizohen me këta hallegjinj dhe u jemi mirënojohës”, ka thënë Jashari.

Sipas tij, nuk ka gjë më të mirë se sa të gëzosh këto familje në prag të festave, poaq edhe fëmijët e tyre, të cilët do të kenë kushte më të mira për jetë.
Ndërsa Sevdie Frangu, koordinatore e shoqatës për Kaçanik dhe Han të Elezit ka thënë se shoqata deri më tani në këto anë ka ndërtuar 46 shtëpi, por problemi i animit është shumë i theksuar në Kaçanik, duke apeluar tek donatorët për shumë mbështetej për të pastrehët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img