20,04,2024

Vendos Federata e Volejbollit , pikët për Lubotenin

Must Read

Ndeshja e parë finale ndërmjet Besës dhe Lubotenit që pati përfunduar me rezultat 3:1 në sete, është vendosur që të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në sete në të mirë të ferizajasve, pasi këta të fundit ishin ankuar menjëherë pas ndeshjes.

Federata ka hasur në parregullësi në procesverbalin e ndeshjes ku ekipi pejan kishte futur 2 libero, por nuk kishte 12 lojtarë të regjistruar; “Ekipi në formacion mund të ketë maksimum dy libero (aktiv dhe rezervë) vetëm nëse ekipi numëron 12 lojtarë.” – citohet në vendimin e marrë nga komesari i garave i FVK-së.

Më poshtë keni vendimin e plotë nga ana e Federatës:

Ne baze te ankeses se KV Luboteni lidhur me ndeshjen Besa-Luboteni te zhvilluar ne Peje me 07.04.2016 marre kete:
V E N D I M
Ndeshja BESA-LUBOTENI regjistrohet me rezultat zyrtare 0:3 per KV Luboteni
A r s y e t i m
KV Luboteni ka paraqite ankese lidhur me paraqitjen e KV Besa me njembedhjete lojtare e prej tyre dy lojtare te lire (libero) cka sipas tyre bjen ndesh me aneks propozicionet e garave.
Eshte konstatu nga procesverbali i lojes qe KV Besa eshte paraqite me njembedhjete lojtare e prej tyre dy lojtare libero. Kjo bie ndesh me me nenin tre te aneks propozicioneve te garave i cili percakton: “Ekipi ne formacion mund te kete maksimum dy libero (aktiv dhe rezerve) vetem nese ekipi numron 12 lojtare” prandaj u morr vendimi si ne dispozitiv.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img