26,04,2024

Federata Botërore e Karatesë akrediton 3 trajnerë ferizajas

Must Read

Federata Botërore e Karatesë ka akredituar tre trajnerë karateistë nga qyteti i Ferizajt, në mesin e shumë trajnerëve nga vende të ndryshme të botës.

Njëri nga ta është Qëndrim Shaqiri nga klubi i karatesë “Sharri” nga Ferizaj. Shaqiri, thotë se kjo certifikatë do t’i mundësoj që të jetë pranë garuesve të tij kur marrin pjesë në garat botërore.

 ”Është hera e dytë në Ferizaj që vie pasi në 2018 kryetrajneri i klubit tonë është Shemsi Shaqiri është akredituar nga kjo federatë botërore. Është një periudhë që shkon hap pas hapi për me u ngrit në anën profesionale, por edhe teknike. Ky akreditim është primar dhe kryesore pasi unë tani kam të drejtë që me garues të mi të jem prapa tyre në arenat ndërkombëtare e botërore. Tani jemi duke u përgatitë për kampionatin botëror në Slloveni dhe liga e të rinjve në Itali, me këtë akreditim tani unë kam të drejtë të jem prezent vet dhe të jem i ulur prapa në karrige me garuesit e mi, kjo është mundësia, që është hera e parë që bëhet për mua”, tha Shaqiri.

Një tjetër trajner që është pajisur me një certifikatë të tillë nga Federata Botërore e Karatesë është Raif Musa, trajner i klubit të karatesë “Kastrioti”. Edhe Musa thotë se ky akreditim është një sukses në vete.

“Në qershor të këtij viti ne kemi prezantuar në Umag ku ka qenë kupa botërore njëkohësisht ka qenë edhe mundësia me hy në test për me u akreditu nga FBK- ja në cilësinë e trajnerëve, aty e kemi shfrytëzuar rastin përveç garave edhe jemi akredituar, kurse tani na kanë ardhur certifikatat, është një arritje personale, por edhe për gjenerata e reja pasi ne i arrijmë  këto për ta dhe shpresoj që në të ardhmen edhe gjeneratat e reja me arrit njëjtë. Unë falënderoj Federatën që na e ka mundësuar këtë“, tha Musa.

 Përveç Shaqirit e Musës, Federata Botëore e Karatesë ka akredituar edhe trajnerin Halil Mahalla nga klubi i karatesë “Kastrioti”.

Në  listën e Federatës Botërore të Karatesë gjenden rreth 30 trajnerë nga Kosova që janë të akredituar nga kjo federatë, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img