26,04,2024

Fatmir Reçica pyet partitë politike para zgjedhjeve në Kosovë: “A e keni në platformë rastin e Kumanovës”?

Must Read

PYTJE PUBLIKE PËR GJITHA PARTIT “A E KENI NË PLATFORM RASTIN E KUMANOVËS”?

Nëse ju nuk e keni, kush duhet ta ketë?

Nëse tani jo, kur duhet ta keni?

Kohë Zgjedhjesh…

Gjithandej, i madh e i vogël, me flamuj partijsh, simpatizant e argat të partive në pushtet e opozitë, po e marrin mundin duke humb kohë pas partive politike tek të cilat besojn e shpresojn per ndryshime pozitive, e për të pritur ditë më të mira në shtetin i cili kurr nuk qe shtet, ashtu siç duhet të jetë shteti tamam.
Një shtet i cili nuk interesohet për të bur*gosurit jasht vendit, një shtet i cili ta lëshon një pasaportë ku të shkruan se je qytetar i saj, e nuk të ofron kurrëqfar mbrojtje as ligjore as përkrahje morale, e as duke marrë mundin që ta ketë as interesin më të vogël për qytetarët e saj jetim. Po i quaj jetim sepse secili shtet “fqinj” ti kap e ti maltreton sipas qefit të vet, ti rrah, ti vr*et e nuk ke shtet i cili bëhet avokat i qytetarit t’vet.

Vëllezër e motra gjithandej, ne jemi grupi i Kumanovës, ne jemi trimat e Kumanovës, ne jemi ata të cilët derdhëm gjakun tonë, e i dhamë jetët tona për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonise Veriore, e gjitha kjo ndodhi pasi që NUK KE SHTET i cili mbron shqiptarët gjithandej e të drejtat e tyre, e ne qytetarët e atij vendi u desht ta marrim vet ligjin në dorë dhe ndodhi kjo që ndodhi.
Pra në këtë shtet të pa shtet, e pa gjykata, e pa funksion të asgjëje, po vr*ahen njerëzit ende sot e kësaj dite për mexha e probleme të pronave, “pse”? Sepse nuk ke shtet që ta mbron të drejtën tënde.

Ne nuk dorëzohemi, ka dasht i lumi Zot, jemi me motiv, e me krenari me të lartë se kurrë, ne jemi bijtë e juaj, ne trimat e Kumanovës.
E prej juve me kravata, nuk presim asnjë gjë pozitive që do ndodh për neve, ju rrini në kolltuqet tuaja, e ne e mbrojtëm, po e mbrojm, e edhe në të ardhmen do ti mbrojmë të drejtat e shqiptarëve, do të reagojm ndaj çdo padrejtësie që do ju bëhet atyre.

Ata Dëshmor që ju shkoni thurni vargje te varrezat e lapidarët e tyre, ata ishin “Bijtë e juaj e shokët tonë”, ishin edhe Bashkëluftarët tonë e të juaj, që sot i Harruat dhe as që përmenden se ranë heroikisht në fushë betejë kundër sllavo Maqedonve, duke i mbrojtur të drejtat e Kombit Shqiptar.

“Zoti e bekoftē popullin shqiptar”

Fatmir Reçica Llugaxhia (letër nga bur*gu i sllavo Maqedonasve).

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img