04,05,2024

Reagim i shoqatës FC kundër “bamirësisë” në fushatë zgjedhore drejtuar z. Labinot Tahiri

Must Read

Bamirësia është vepra më humane kur ka për qëllim njeriun si subjekt kryesor, por jo si mjet. “Bamirësia” e z. Labinot Tahirit ndaj Yllkës, më tepër ishte si mjet për përfitime politike dhe votash, e jo në qendër të veprës humanizmin! Z. Labinot Tahiri për dy vite me radh sa ishte deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovë asnjëherë nuk e ngriti çështjen e personave të prekur nga Fibroza Cistike dhe asnjë përgjigjes ndaj kërkesës sonë për takim që nga data 27. 11. 2017.

Personi i parë që ka ngritë këtë çështje në Kuvend është deputetja Blerta Deliu – Kodra, pastaj deputeti Armend Zemaj.

Ndërsa në takim na ka pranuar edhe deputetja Besa Baftiu, për ta paraqitur këtë problem para grupit të komisionin për çështje sociale.

Një shtytje të veçantë deri në finalizimin e listës së re të barnave esenciale janë të përfshirë edhe barnat për fëmijët e prekur nga Fibroza Cistike, janë deputeti Elmi Reçica dhe ministri Uran Ismajli!

Prandaj, i lutemi të gjithëve, mos keq-përdorni bamirësinë gjatë fushatës zgjedhore, respektoni ndjenjat e 120 prindërve të fëmijëve të prekur me Fibrozë Cistike.

Ismet Jahiri, kryetar Shoqata për personat e prekur me Fibrozë Cistike

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img