20,04,2024

Fabrika e këpurdhave në Mitrovicë, e gatshme për të filluar

Must Read

QW

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli në një postim në rrjetin social facebook njofton miqët e tij se tashmë do të fillojë fabrika e këpurdhave në Mitrovicë. Pacolli ka ndar edhe disa foto me ta, raporton koalb.com.

Pacolli njofton miqët e tij se së shpejti, fabrika të tilla do të jenë edhe në Gjakovë, Ferizaj dhe Lebanë të Prishtinës. Gjithashtu ai shkruan se qeveria e Kosovës  vetëm ka penguar në rrugtimin e kësaj fabrike. Është dashtë të marrim toke me qira për të ngritur këtë veprimtari përkrah shumë hapësirave që rrinë bosh.

Shkrimi i tij i plotë:

“Përshendetje miqtë e mi, vetëm dua t’i ndaj këto foto së bashku me ju!

Fabrika e kërpudhave në Mitrovicë tanimë është gati për të filluar (shpejt do të bëhet edhe hapja) eksportin e saj në Evropë! Lajm shumë i bukur ky. Urime! Vazhdojmë me fabrikat të tjera, shpejt në Gjakovë, Ferizaj dhe Lebanë të Prishtinës.

Por një gjë, a mundeni me e marrë me mend se Qeveria e Kosovës vetëm çka ka penguar në tërë rrugëtimin e kësaj fabrike, ka bllokuar çdo mundësi dhënie ndonjë hapësire për të ngritur këtë aktivitet. Është dashtë të marrim toke me qira për të ngritur këtë veprimtari përkrah shumë hapësirave që rrinë bosh.

Falenderojmë kryetarin e Komunës së Mitrovicës për angazhimin e tij personal.

Kur AKR të qeverisë hapja e objekteve prodhuese do të jetë përditshmëri”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img