25,04,2024

Estonia mbështet fuqishëm agjendën evropiane të Kosovës

Must Read

Prishtinë, 14 prill 2016 – Zëvendësministri i Integrimit Evropian, z. Ramadan Ilazi, ka pritur sot në takim një delegacion me zyrtarë të lartë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Estonisë të kryesuar nga z. Mart Laanemae, nënsekretarë për Marrëdhënie Evropiane dhe Transatlantike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Estonisë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për agjendën evropiane të Kosovës e në mënyrë të veçantë për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) si dhe për procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Zëvendësministri Ilazi, fillimisht falënderojë delegacionin estonez për përkrahjen e vazhdueshme që Republika e Estonisë i ka ofruar Republikës së Kosovës si dhe e vlerësoi bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve.

Më tej i informoi për angazhimin e institucioneve në drejtim të përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave duke theksuar se Kosova ndodhet në një fazë vendimtare sa i përket këtij procesi pasi ka përmbushur kriteret e përcaktuara.

Po ashtu zëvendësministri Ilazi, nënvizoi se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për zbatimin e MSA-së brenda afateve të përcaktuara.

Ndërkaq nënsekretari për Marrëdhënie Evropiane dhe Transatlantike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Estonisë, z. Mart Laanemae, rikonfirmoi mbështetjen e shtetit të tij ndaj agjendës evropiane të Kosovës përfshirë edhe procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img