02,12,2023

Thaçi e takoi Delawie!

Must Read

thaci-2-780x439

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Presidenti Thaçi e falënderoi ambasadorin amerikan për mbështetjen e fuqishme të SHBA-së, si partnere kryesore e Kosovës, dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer për të cilin tha se do të forcohet edhe më tej.

Ai e njoftoi ambasadorin Delawie se do të angazhohet për reforma në sektorin e drejtësisë, në luftimin e korrupsionit dhe diskriminimit si dhe në dialog.

Presidenti Thaçi e përshëndeti raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë gjatë vitit 2015 dhe theksoi se do t’i kushtojë vëmendje të veçantë për të gjeturat në raport.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

10 fermerë përfitojnë fidaneve të arrave dhe sistemin e ujitjes pikë-pikë

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, paraditen e sotme, shpërndau fidanet e arrave dhe sistemin e ujitjes pikë-pikë për 10...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img