20,04,2024

Është rishpallur tenderi për ndërtimin e Spitalit Regjional të Ferizajt

Must Read

Këtë të marte  është publikuar  tenderi për ndërtimin e Spitalit Rajonal të Ferizajt.

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa  konfirmimin e shpalljes së tenderit për ndërtimin e Spitalit Rajonal të Ferizajt e ka quajtur lajmin më të mirë në 70 vitet e fundit për qytetin e Ferizajt.

“Ky është lajmi më i mirë  në 70 vitet e fundit për qytetarët e Ferizajt  dhe rrethinës. Po fillon realizimi i një projekti madhor që ka qenë ëndërr e  qytetarëve të këtij rajoni për një shëndetësi të mirëfilltë dhe me kushte  çfarë duhet ti ketë mjekësia  moderne” ka thënë Muharrem Svarqa me të marrë konfirmimin  nga Ministria e shëndetësisë  për shpalljen e tenderit për ndërtimin e Spitalit Rajonal të Ferizajt.

Svarqa ka thënë se ky është fillimi dhe se Ferizajn  në vazhdim e presin edhe shumë projekte  që do të jenë në  funksion të përmirësimit të jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Ferizajt.

Këtë për FerizajPress e ka konfirmuar edhe këshilltari i Ministrit të  Shëndetësisë, Gëzim Kokollari.

“Ministri i Shëndetësisë zotëri Imet Rrahmani ka vendosur në favor të kërkesës së Kryetarit të Komunës së Ferizajt zotëri Muharrem Svarqes, duke e parë këtë spital si nevojë imediate për pacientët dhe punonjësit shëndetësorë ose thënë më mirë për gjithë shëndetësinë ferizajese dhe më gjerë. Konsideroj se me këtë projekt po përmbushet edhe një nga objektivat e qeverisë Mustafa. Objekti i ri i Spitalit do të ketë në tërësi 29096 m2 me gjithësej 250 shtretër, i cili gjendet në një lokacion mjaft të përshtatshme si për nga qasja e qytetarëve në marrjen e shërbimeve poashtu edhe për nga ajri dhe freskia që do ta kenë pacientët, sepse spitali gjendet në parkun “Liria” apo siç thuhet në Ferizaj në “mushkërit e qytetit”, Urime të gjithëve!” ka thënë Kokollari

Spitali i ri do ta ketë këtë strukture funksionale: * Bodrumi : Hapesira teknike , morgu, sterilizimet e paisjeve, rentgeni, garazha për autoambulanc dhe kuzhina qendrore. * Sutereni : Administrata kryesore, laboratoret, barnatorja qendrore. * Perdhesa : Departamenti i urgjences dhe ambulantat specialistike. * Kati i pare : Kirurgjia , gjinekologjia me neomatologji dhe pediatria. * Kati i dyte : Reparti i urologjise dhe ortopedia. * Kati i trete : Reparti i semundjeve te brendeshme dhe reparti i hemodializes. * Kati i katërt : Semundjet e kraherorit dhe kardiologjia dhe hapesira për pushim dhe rekreacion.

Spitali i ri do t’i ketë 250 shtretër dhe, sipas parallogarisë së projektit, do të kushtojë afro 9 milionë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img