25,04,2024

Erdogan: BE-ja ka nevojë për Turqinë

Must Read

erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar ashpër një raport të Parlamentit Evropian, i cili ka qenë mjaft kritik ndaj sundimit të ligjit në Turqi.

Duke e përshkruar raportin si “provokativ”, Erdogan ka thënë se shumica e kritikave për Turqinë, që vijnë nga Perëndimi, “kanë qëllime të këqija”.

“Bashkimi Evropian ka nevojë për Turqinë më shumë se Turqia për Bashkimin Evropian”, ka thënë Erdogan.

Javën e kaluar, Parlamenti Evropian ka miratuar raportin vjetor të progresit për Turqinë, i cili kritikon shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të lirisë së medias, më 2015.

Sot në Bruksel, kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, ka thënë se marrëveshjet evropiane të të drejtave të njeriut do të përbëjnë bazën e kushtetutës së re të Turqisë.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila ka pushtetin në Turqi, është duke nxitur krijimin e kushtetutës së re, por kritikët shprehen të shqetësuar se karta e re do të përqendrojë shumë pushtet në duart e presidentit

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img