04,05,2024

​VV: Kompania e mikut të Enver Hoxhajt merr edhe 9 milionë nga MSh

Must Read

enver_hoxhaj_zgjedhjet_e_reja_

Lëvizja Vetëvendosje ka folur edhe një herë rreth sistemit informativ shëndetësor, duke thënë se kompania e mikut të Enver Hoxhajt, Ymer Shahini, i cili kërkohet nga FBI për keqpërdorime, ka nënshkruar kontratë të re me Ministrinë e Shëndetësisë në vlerë 9 milionë euro.

Sipas LVV-së, një kontratë e tillë me kompaninë “Printpek” ka shkaktuar dëme ekonomike duke keqpërdorur paranë publike, dhe duke dëmtuar të gjithë sistemin shëndetësor. LVV tha se vazhdimi i kontratës, përveç dëmit financiar, minon përfundimisht skemën e sigurimeve shëndetësore.

Mirsad Shkreta nga Lëvizja Vetëvendosje, përsëriti edhe një herë se tenderin në vlerë prej 1.5 milion euro, ish-ministri Enver Hoxhaj ia ka dhënë mikut të tij, Ymer Shahinit, që sipas Lëvizjes, është i kërkuar nga FBI për keqpërdorime.

Ai tha se është dashur të ketë një reagim nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me këtë çështje.

Shkreta: Në konzercium qëndrojnë njerëzit e kërkuar nga FBI

“Kemi shpalosur dy dëme që ka shkaktuar kjo kontratë; dëmin ekonomik, në kuptimin e keqpërdorimit të parasë publike, dhe pj esën shëndetësore e cila kryesisht ka dëmtuar komplet sistemin shëndetësor, sepse pa një sistem informativ shëndetësor nuk do të mund të shkojmë tek sigurimet e shumë pritura shëndetësore. Në vend që të kishim një reagim Ministria e Shëndetësisë, ajo që ka ndodhur këto ditë është vazhdimi i kontratës së re me të njëjtën kompani, me të njëjtin konzercium, e cila kap shifra mbi nëntë milionë. Në kuadër të këtij konzercium, prapë qëndrojnë të njëjtit njerëz të cilët janë të ndjekur nga FBI për keqpërdorime financiare”, tha ai.

Sipas tij, shqetësuese është edhe mundësia e fillimit të mbledhjes së premiumeve shëndetësore, meqë siç tha ai, premiumet nuk mund të fillojnë të mblidhen derisa nuk ekziston një listë e shërbimeve që ofrohen.

Shkreta: Keqpërdorime me sigurimet shëndetësore

“Do të duhej që listës për shërbime shëndetësore të pajisen edhe me kartela për sigurime shëndetësore, 75 për qind e popullatës dhe 75 për qind e pjesës tjetër që lirohen nga pagesat. Kjo skemë korruptive jo vetëm që dëmton paranë publike, jo vetëm që është keqmenaxhim, por ne mendojmë që është menaxhim i qëllimshëm për të favorizuar skemat të cilat janë të lidhura me krimin e organizuar. Me këtë skemë përfitojnë disa spitale private të lidhura me politikanët në pushtet dhe kompanitë dhe politikanët që janë të lidhura me tregtinë dhe barnat që importohen në Kosovë. Kjo skemë fillon që nga vend i origjinës, në terminalet doganore, të cilat tashmë zotërohen edhe nga djemtë e kryeministrit, përfundojnë në lidhjet që janë ministritë dhe agjensioni i barnave”, tha ai.

LVV tha se ndjehet e shqetësuar me këtë situatë që skemat korruptive po favorizojnë biznese të lidhura me politikanët dhe në këtë mën yrë po mundësojnë mungesën e një sistemi informative shëndetësor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img