25,04,2024

Enrique tregon si do të dalë Barcelona nga kriza

Must Read

enrique2

Barcelona po përjeton një prej momenteve më të vështira të mundshme. Vetëm pak javë më parë, askush nuk mund ta imagjinonte që katalanët do të ishin në krizë totale.

Rezultatet negative të ndeshjeve të fundit kanë bërë që blaugranat të eliminohen nga Champions ku cilësoheshin favoritë dhe të vënë në diskutim titullin në Spanjë, që pak javë më parë dukej thuajse i sigurt.

Barça ka shansin të rikthehet te suksesi, prej ndeshjes me Deportivo La Coruna-n dhe trajneri Luis Enrique paralajmëron të tijtë.

“Nuk kemi kujtime të mira nga dy përballjet e fundit me Deportivon. Flasim për një skuadër që ka arritur të barazojë dy herë në Camp Nou. Ata kanë kualitetin që të na vendosin në vështirësi”.

Drejtuesi i stolit katalan shpreson te reagimi i skuadrës së tij.

“Të gjithë i kemi përjetuar situata të ngjashme me këtë, duhet të jemi në gjendje që ti kalojmë vështirësitë nëpërmjet ideve tona të futbollit. Jemi mësuar të luajmë nën presion, ajo që duhet të bëjmë është të përqendrohemi më pak te kundërshtarët dhe të shënojmë më tepër. Sjellja e lojtarëve të mi më bën optimist”.

Kriza e Barcelonës duket e lidhur me gjendjen fizike të futbollistëve, ndërsa Luis Enrique i tregon lojtarëve të tij rrugën për të hedhur pas shpine momentin negativ.

“Duhet të gjejmë zgjidhje për atë që po na ndodh, edhe pse nuk ekziston vetëm një shkak. Jemi në vështirësi dhe për të dalë nga kjo situatë, duhet të bëjmë atë që kemi bërë më parë, pra të jemi superiorë përballë kundërshtarëve. Objektivat tanë nuk kanë ndryshuar. Nëse do t’i fitojmë të gjithë ndeshjet, në fund do të jemi ne ata që festojnë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img