28,03,2024

Elmi Reçica dhe Adelina Grainca takojnë sipërmarrësit e rinj të Ferizajt

Must Read

Deputeti Elmi Reçica dhe kadnidatja për deputete Adelina Grainca nga radhët e PDK-së sot kanë takuar  sipërmarrësit e rinjë të Ferizajt.

Në këtë takim është është biseduar për planin  e rimëkënbjes   dhe qëllimin  thelbësor  strategjik të   të rimëkëmbjes  për kthimin në normalitet.

“Plani i PDK-së për rimëkëmbjen shtetërore është real, i matshëm dhe konkret, rimëkëmbja është adresa e vetme për të rinjtë. Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme të drejtoj ndryshimet që i kërkon interesi shtetëror dhe qytetarët.

Në takim me sipërmarrës të rinj në Ferizaj, së bashku me kolegën kandidate për deputete Adelina Grainca, bashkëbiseduam për planin e rimëkëmbjes, qëllimi thelbësor strategjik i programit të rimëkëmbjes është rikthimi i normalitetit nga pasojat e shkaktuara nga pandemia dhe keqqeverisjet e kaluara, hapja e vendeve të reja të punës në mënyrë që rinia të mos largohet nga vendi dhe rritja e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kosova njihet si vendi me numrin më të madh të rinisë në rajon.

Prandaj plani i rimëkëmbjes fokusohet që përmes masave të duhura në përkrahje të zhvillimit të aftësive sipërmarrëse tek të rinjtë duke i përgatitur dhe mbështetur në aktivitete ekonomike, financimin e ideve të sipërmarrësve të rinj dhe përfshirjen në vendimarrje duke mundësuar nivele sa më të larta të përfaqësimit të të rinjve në të gjitha nivelet politike” ka shkruar deputeti  Elmi Reçica

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img