25,04,2024

Elmi Reçica: Barierat dhe prolongimet e panevojshme të ndërtimit të Spitalit Rajonal të Ferizajt

Must Read

Ndërtimi i Spitalit të ri Rajonal të Ferizajt, ka një tregim në vete që lidhet me historikun e Spitalit të qytetit të Ferizajt, përkatësisht që nga qershori i vitit 1999, në ditën kur Spitali ushtarak i Zonës Operative të Nerodimës me mbi 100 të plagosur dhe personelin mjekësor nga zona e luftës u vendosën në njërin segment të Shtëpisë së Shëndetit të qytetit në të cilin objekt gjendet edhe sot spitali i Ferizajt. Fillimisht, ky spital operonte me tri repartet: Urgjenca, Gjinekologjia dhe Kirurgjia.

Duke pasur parasysh, përmbushjen e nevojave specifike shëndetësore të 200 mijë qytetarëve të regjionit të Ferizajt, si dhe për ta avancuar në nivelet më larta spitalore atë që e kishim filluar në qershor të vitit 1999, bashkarisht me shumë kolegë nga PDK-ja dhe profesionistë shëndetësor jemi përkushtuar dhe angazhuar vazhdueshëm që Ferizaj, me të drejtë të ketë Spitalin e Ri, ku do të ofroheshin shërbime të larta shëndetësore sipas standardeve botërore për pacientët.

Ndërtimi i Spitalit të Ri Rajonal të Ferizajt është projekt i nisur nga viti 2013, projekti i ndërtimit të këtij spitali qe përfshirë në planin afatmesëm të buxhetit të Republikës së Kosovës, por në mandatin qeverisës 2014-2017, kryetari i LDK-së në Ferizaj dhe ministri i shëndetësisë nga radhët e LDK-së, padrejtësisht patën prolonguar dhe zvarritur procedurat e fillimit dhe zbatimit të ndërtimit të Spitalit nëpërmjet momenteve e vendimeve krejtësisht të panevojshme.

Më tej, përkundër pengesave dhe zvarritjeve politike e administrative, në vitin 2018 Partia Demokratike e Kosovës, pati filluar realizimin e projektit të spitalit, përkatësisht në mandatin e ministrit të shëndetësisë, Uran Ismaili, në vazhdën e reformave shëndetësore, në korrikun e vitit 2018, solemnisht qe vendosur gurthemeli dhe pati filluar ndërtimi i Spitalit Rajonal të Ferizajt, me qëllim që përfundimisht të mundësonte përmirësimin e shëndetit dhe të cilësisë së jetës përmes shërbimeve më të larta shëndetësore, të bazuara dhe të udhëhequra sipas protokolleve ndërkombëtare të shëndetësisë.

Fatkeqësisht, kohëve të fundit janë rikthyer barierat e panevojshme, përkitazi me zvarritjet procedurale për vazhdimin e finalizimit të spitalit nga ana e ministrit të shëndetësisë si dhe përmes vendimit të qeverisë për tërheqjen e fondeve dhe ridestinimin e mjeteve buxhetore për vazhdimin e ndërtimit të spitalit dhe pengesave të tjera edhe atë pas premtimit të ministrit Zemaj në përgjigjen e tij në pyetjen parlamentare, kështu që duke u pamundësuar përfundimi i spitalit tejet të nevojshëm.

Ditë më parë, në Kuvendin e Kosovës, përmes parashtrimit të pyetjes parlamentare drejtuar ministrit Zemaj, përveç tjerash, kam kërkuar që të vazhdohen punimet për finalizimin e spitalit përkatës, me këtë rast, ftojmë të gjithë akterët qeveritarë e institucional, që sa më parë të zhbllokojnë dhe të zgjidhet kjo situatë e të mundësohet vazhdimi i përfundimit të Spitalit Rajonal të Ferizajt, që në fakt deri më tani do të duhej të përfundonte dhe të ishte në shërbim të qytetarëve e pacientëve.

Sikurse të mos ngjanin këto pengesa e bariera, sot ky spital do t’i shërbente për mrekulli, shëndetit dhe nevojave të pacientëve të komunave të regjionit të Ferizajt në rrethanat me të cilat po ballafaqohemi në këtë kohë të vështirë pandemie.

Qytetarët e Rajonit të Ferizajt, e meritojnë dhe kanë të drejtë, madje është nevojë imediate, që sa më parë të kenë Spitalin e tyre dhe të marrin shërbime efikase shëndetësore e profesionale, ka shkruar deputeti ferizajas, Elmi reçica

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img