05,05,2024

Aliu: Pas blerjes së makinerive të reja, paga më të dinjitetshme, shtesa dhe njohje e përvojës së punës për mirëmbajtësit e qytetit

Must Read

Kompania “Pastërtia” sot është pajisur me makineri për pastrimin e mbeturinave. Se vërtet  kjo kompani kishte  një teknologji të vjetëruar nuk do  koment. Kjo shihej gjithandej qytetit. E kjo edhe  ua bënte të vështir kryerjen e punëve dhe vonesa në kryerjen e punëve.

Por si duket  problemeve të punëtorëve  të kësaj kompanie po I vije fundi.

Sot  kjo kompani është pajisur  me kamion për bartjen e mbeturinave  ndërsa pritet që ditëve në vazhdim do të  pajisen edhe me makineri tjera.

Gjat dorëzimit të këtyre pajisjeve, i pari i Ferizajt  u ka premtuar punëtorëve të kësaj kompanie se  se nga Janari I vitit të ardhshëm do të kenë edhe ngritje tëp agave , do tu paguhen edhe shtesat e kujdestarisë  si dhe do tu njihet  përvoja e punës.

“Nuk do të kundërmojnë më, kamionët që bartin mbeturinat kudo në Ferizaj, pas blerjes që bëri Komuna për makineri, kamionë të rinj dhe pajisje përcjellëse. Sot, i dorëzuam kontigjentin e parë të kamionëve, pas pak ditësh do t’i dorëzojmë edhe kamionë tjerë të rinj, gjersa nga Janari i vitit të ardhshëm, kemi marr obligimin t’i sigurojmë mirëqenie më të madhe punonjēsve të pastrimit, duke i rritur pagën, paguar shtesën e kujdestarisë dhe njohur stazhin e punës” ka shkruar Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img