18,04,2024

EKSKLUZIVE || Këto janë tri kërkesat speciale të Amerikës për Isa Mustafën e Kadri Veselin!

Must Read

Kadri-Veseli_Isa-Mustafa_BIG

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tri kërkesa të qarta për dy drejtuesit e qeverisjes në Kosovës: Isa Mustafa e Kadri Veseli.

Gazeta Blic nga burime ndërkombëtare ka marrë vesh që amerikanët kanë kërkuar nga dyshja qeverisëse që të punohet intensivisht që Kosova të përfitoj nga Agjencia amerikane Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (Millenium Challenge Corporation – MCC), ku muaj më parë vendi ynë kishte kaluar pragun për t’u kualifikuar për asistencë nga kjo agjenci.

Isa Mustafa propozoi emra të LDK-së

“Amerika ka kërkuar nga Kryeministri që sa më parë ta operacionalizoj këtë institucion.Para disa javësh, kryeministri Isa Mustafa i kishte propozuar disa emra që do të merreshin ekskluzivisht me këtë çështje, por që amerikanët ia kishin refuzuar për shkak se ata konsideroheshin të afërt me LDK-në”, ka theksuar ky burim.

Gjithnjë sipas këtij burimi, është kërkesë eksplicite që të punohet jashtëzakonisht shumë, që Kosova të përfitoj nga ky projekt shumë i rëndësishëm, në të cilin projekt punë të madhe kishte bërë edhe ish- presidentja Atifete Jahjaga.

Reformim rrënjësor i qeverisë

Kërkesë e dytë, e amerikanëve sipas burimeve të Gazetës Blic është reforimi i Qeverisë së Kosovës. Sipas këtyre burimeve, Isa Mustafës e Kadri Veselit i është kërkuar ndryshim rrënjësor i kabinetit qeveritar.

“Për shkak të rënies së kredibilitetit të këtij kabineti qeveritar, amerikanët kanë kërkuar ndryshime rrënjësore në qeveri. Kjo kërkesë e tyre argumentohet me atë që të ketë një rifillim të kësaj qeverie, e jo të bëhen vetëm ndryshime kozmetike”, tha ky burim.

Pavarësisht kësaj kërkese, në medie është raportuar se do të ketë vetëm tri ndërrime në kabinet qeveritar, gjegjësisht vetëm plotësimi i vendeve vakante që ka lënë Hashim Thaçi, me kalimin e tij në krye të Presidencës.

Gazeta Blic ka mësuar nga burimet e tjera se një ristrukturim më i thellë i qeverisë mund të ndodhë brenda 10 ditëve.

Më gjerësisht për këtë gjë dhe problemet që janë shfaqur Gazeta Blic do të raportoj ditëve në vijim.

S’ka zgjedhje këtë vit

Dhe kërkesa e tretë, e cila më tepër mund të merret si garanci e amerikanëve për koalicionin PDK- LDK, ka të bëjë me atë se nuk do të ketë zgjedhje të reja.

“Amerikanët i kanë kërkuar udhëheqësve të partive në qeveris, se nuk duhet të llogarisin në zgjedhje shpejt e aq më pak këtë vit”, thekson ky burim.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, opsion për zgjedhjet përmendet vitit i ardhëshëm, kur do të ketë edhe zgjedhje lokale.

Kundër zgjedhjeve, pavarësisht kërkesave të opozitës, është shprehur edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Delawie.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img