Lajme

EKSKLUZIVE || ATK në “riformatizim” total, “forcohen” njerëzit e LDK-së (DOKUMENTE)


Publikuar më:


22_01_2016_591227_Sakip_Imeri___Nahit_Sharku_dhe_Avdullah_Hoti

Administrata Tatimore e Kosovës është në “riformatizim” të thellë që nga ardhja e Avdullah Hotit në krye të Ministrisë së Financave. Përpos që u ndërrua drejtori i ATK-së, ku në këtë pozitë erdhi Sakip Imeri, anëtar në njërën nga degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ky institucion edhe në pozitat tjera të rëndësishme ka vendosur shumë njerëz të afërt me LDK-në.

“Me këto ndryshime janë sistemuar shumica e njerëzve të afërt me LDK-në në pozita të larta brenda ATK-së. Mirëpo, pas zhurmës që bënë njerëzit e PDK-së, edhe disa njerëz të afërt të saj, u sistemuan”, thotë ky burim i Gazetës Blic brenda ATK-së.

Gazeta Blic ka arritur që t’i siguroj dy vendimet e fundit të drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri i cili kishte bërë hiq më pak se 13 transfere. Sipas dokumenteve që posedon Gazeta Blic, shumica e menaxherëve u ngritën në pozita të ushtruesve të detyrës së drejtorëve.

Për më shumë shikoni këto dy vendime, që ua sjell Gazeta Blic:

222

1111

Edhe para disa ditësh, Gazeta ka raportuar për ndryshimin e strukturës organizative të këtij institucioni, ku kishte shumëfishim të pozitave të reja, duke filluar nga zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, e deri tek shtimi i drejtorive dhe menaxherëve, me qëllimin kryesor edhe sistemimin e një numri të madh të militantëve partiak.

LEXO EDHE: SKANDALOZE || Avdullah Hoti i bënë krejt “komandantë” në ATK

Ishte pikërisht ky ndryshim rrënjësor në ATK, që kishte shkaktuar përplasje ndërmjet partnerëve të koalicionit PDK- LDK. Shefi i deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci ishte ai i cili edhe publikisht kishte kërkuar nga LDK që të ketë kujdes, dhe kishte kërkuar që të korigjohen këto gabime./ Gazeta Blic

Comments
To Top