30,05,2023

Rrëmbyesi i aeroplanit ka kërkuar azil në Qipro

Must Read

185342711456fb8c1eafe20513521180-v4-big

Personi, i cili muajin e kaluar rrëmbeu aeroplanin e kompanisë “Egipat Air” ka kërkuar azil në Qipro.

Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme të Qipros Sokrates Hasikos.

Kërkesa e rrëmbyesit, Seif Edin Mustafa për ta marrë azilin do të merret parasysh para kërkesës së autoriteteve egjiptase për ekstradimin e tij, ka thënë Hasikos për agjencinë AP.

Prokurori shtetëror i Qipros Kostas Klerides ka thënë se Mustafa është kundër ekstradimit në Egjipt dhe ka angazhuar avokat.

Mustafa, për të cilin autoritetet qipriote e vlerësojnë si psiqikisht jo stabil ka kërcënuar se do ta ngrit në ajër aeroplanin e “Egipat Air” dhe ka detyruar pilotin që të aterojnë në aeroportin Larnaca në Qipro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në turneun ndërkobëtar “Cup Basel 2023” notuesit e KN Kastriotit bënë paraqitje dinjitoze

Dje, në ditën e dytë të turneut Ndërkombëtar të notit "Cup Basel 2023" që po mbahet në Basel të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img