03,07,2025

Edhe këtë vit mbahet turneu memorial në ping-pong

Must Read

Organizuar nga klubi i ping-pongut”Ahemet Hoxha” në bashkëpunim me Federatën e ping-pongut të Kosovës dhe nën patronatin e Komunës së Ferizajt, këtë të shtunë u mbajt turneu memorial i filluan garat e ping-pongut.

Për të shtatëmbëdhjetën herë radhazi në Ferizaj u mbajt turneu memorial ndërkombëtar në ping- pong “Ahmet Hoxha” 2015. Për jetën dhe veprën e dëshmorit të kombit Ahmet Hoxha foli njëri nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë Ylber Topalli.

Pjesëmarrës të këtij turneu ishin pingpongist nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia. Hapjen e këtij turneu memorial e bëri kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa.

“Fillimisht dua t’i shpreh nderimet më të thella sakrificës sublime të heroit tonë Ahmet Hoxha, i cili u vra 17 vjet më parë, vetëm për shkak të përkatësisë së tij kombëtare dhe bindjeve politike. Ky hero na kujton një kohë jo shumë të largët, kur njerëzit e Kosovës e kanë paguar me jetë synimin tonë të përgjithshëm për të qenë të lirë në vendin tonë. Heroi Ahmet Hoxha na kujton njeriun i cili, ndër të tjera, në ditët më të rënda të viteve ‘90, organizonte veprimtari sportive duke tubuar të rinjtë, në mënyrë që përmes aktiviteteve të shpeshta, ta përballonin më lehtë kohën e represionit të paparë dhe zymtësinë e atyre viteve. Sot, jemi duke bërë hapa të rëndësishëm në masivizimin dhe popullarizimin e sportit, por edhe për depërtimin e sportit tonë në rajon, Evropë dhe në Botë”, ka thënë kryetari Savrqa.

Para fillimit të turneut memorial të ping- pongut, u bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Ferizaj, për nderuar jetën dhe veprën e dëshmorit Ahmet Hoxha.

13242163_1052584648121781_881517941_o 13234887_1052584634788449_667592836_o 13275543_1052584624788450_1619150057_o 13275149_1052584591455120_663559805_o 13275283_1052584554788457_2021031980_o 13242215_1052584544788458_1115565006_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img