26,04,2024

Edhe Haradinaj ngushëllon familjen e oficerit të policies Bedri Rexhaj-Galanit

Must Read

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë sot lajmin për vdekjen e ish-ushtarit të UÇK’së, Bedri Rexhaj, i njohur si “Galani”, i cili kishte qenë oficer i Policisë së Kosovës në Ferizaj.

Haradinaj ka thënë se lajmi për vdekjen e tij është pikëllues dhe e ka cilësuar tashmë të ndjerin, si një luftëtar trim që i kishte dalë zot atdheut.

“Pikëllues lajmi për vdekjen e hershme të oficerit të Policisë së Kosovës në Ferizaj, Bedri Rexhaj i njohur si Galani. Bedriu, si një luftëtar trim i UÇK-së i shërbeu kurdoherë me nder dhe dinjitet atdheut dhe e nderoi uniformën e shtetit me shërbimin e tij. U prehsh në paqe, Bedri!”, ka shkruar Haradinaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img