06,07,2025

E pabesueshme: 5 kartona të kuq për 19 minuta, ndërpritet ndeshja

Must Read

ref1

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Angli.

Një gjyqtari nuk i mbeti asnjë opsion përveç se ta ndalonte një ndeshje në ‘Sunday League Football’, kur pesë lojtarë nga i njëjti ekip u ndëshkuan me të kuq.

Ndeshja në mes të FC Barometrics dhe Sharpness u ndërpre në 71-tën minutë pas kartonave të kuq për mospajtim, ndërhyrje të palejueshme dhe agresivitet, gjersa rezultati ishte baras 3-3, përcjell Gazeta Blic nga “The Sun”

Kur ekipi i Barometrics mbeti vetëm me gjashtë futbollistë në fushën e lojës, gjyqtari nuk pati zgjidhje tjetër përveç se t’i jepte fund këtij takimi.

Pas fundit të ndeshjes, njëri nga futbollistët e fajësoi gjyqtarin kryesor, duke u ankuar se ai ishte tejet i dobët. /Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img