29,04,2024

E-kioskat së shpejti edhe në Ferizaj

Must Read

Drejtoria komunale e administratës në Ferizaj, duke raportuar para mediave për punën në tremujorin e parë të këtij viti, bëri të ditur se së shpejti edhe në Ferizaj do të vendosen e-kioska që do t’u shërbejnë pandërprerë qytetarëve për të nxjerrë dokumente të gjendjes civile.

Drejtori i administratës Faruk Hyseni, tha se njëri kiosk do të vendoset afër ndërtesës së Komunës dhe tjetri afër ndërtesës së policisë. Ai vlerësoi se e-kioskat do ta ngrisin edhe më tej efektivitetin e shërbimeve komunale, të cilat kanë pasur ngritje të ndieshme gjatë viteve të fundit.

Drejtori Hyseni njoftoi gjithashtu se gjatë tre muajve të parë të këtij viti, sektori i gjendjes civile në Ferizaj ka dhënë 31.444 dokumente, gjë që paraqet rritje të vëllimit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Është inicuar proceduar për ndëprtimin e objektit të gjendjes civile në Softaj, kurse në Nerodime është duke përfunduar përgatitja e objektit po për këtë destinim. Janë kryer gjithashtu procedurat për vendosjen e rrethojave në oborret e objekteve të gjendjes civile në Softaj dhe Zaskok.

Sipas drejtorit të administratës në Ferizaj Faruk Hyseni, gjatë tremujorit të parë të këtij viti është funksionalizuar intraneti, i cili në fillim është shoqëruar me vështirësi, por më pas është rregulluar dhe aktualisht po funksionon mirë. Ai përmendi edhe mosfunksionimin e web-faqes së Komunës së Ferizajt që nga dhjetori i vitit të kaluar, për shkak të defekteve të administruara nga Qeveria.

Në konferencën me gazetarë, u bë gjithashtu e ditur se në administratën e Ferizajt gjatë tre muajve të parë të këtij viti ka pasur 28 kërkesa për heqjen e shtetësisë së Kosovës dhe 5 kërkesa për marrjen e kësaj shtetësie. Numri i kërkesave për heqjen e shtetësisë së Kosovës sivjet duket më i vogël, krahasur me vitin e kaluar, kur pati 228 kërkesa të tilla.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img