26,04,2024

Dy familje bëhen me shtëpi

Must Read

Ferizaj.01.07.2016. Muharrem Ibrahimi dhe Naim Hasanrakaj nga Ferizaj, janë bërë sot me kulm mbi kokë falë një projekti mbështetës të komunës së Ferizajt, për të pastrehët.

Inaugurimi i këtyre dy shtëpive të reja është bërë në prag të Festës së Fitër Bajramit, ndërsa projektin e ka vlerësuar kreu i Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili me këtë rast ka thënë se pushteti po bënë përpjekje maksimale që njerëzve me probleme të banimit t’u bëjë zgjidhje.

“Është një moment i mirë para festës së Bajramit që t’i gëzojmë edhe ato familje të cilat nuk kanë pasur të zgjidhur çështjen e banimit. Në këtë moment, jemi në shtëpinë e re të ndërtuar si produkt i donacioneve të suksesshme dhe parat e komunës, kështu ne, po tregojmë që po bëjmë përpjekje maksimale që të gjithë atyre që nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit t’ua zgjidhimi ose tua lehtësojmë kushtet e jetës për të pasur një mundësi që edhe fëmijët e tyre të kenë kushte për mësim, te kenë një hapësire më të madhe të dhomave. Jam shumë i sigurt që kjo do të ketë ndikim të drejtpërdrejt edhe në përgatitjet tyre për mësime me këto kushte të mira, dhe apeloj tek të gjithë qytetarët që me mundësitë tyre të jenë solidar dhe human që të ndihmojnë në çfardo mënyre për të gjithë ata që kanë nevojë”, ka thënë Svarqa.

Në anën tjetër përfituesi i shtëpisë së re, Muharrem Ibrahimi, është shprehur i kënaqur nga fakti se deri më tani ka jetuar në kushte të vështira të banimit. Ai i ka falënderuar donatorët e në veçanti kreun e komunës për përkrahjen që i ka dhënë, në realizimin e kësaj vepre jetësore për të.

Për më tepër është thënë se nevojat në komunën e Ferizajt për projekte të këtilla janë të mëdha. Kryetari Svarqa, ka vë në dukje se bazuar në të dhënat që nga fillimi i mandatit të tij qeverisës kanë qenë diku afro 150 familje, që kanë pasur nevoja urgjente për zgjidhej të problemit të banimit.

“Masat që kemi ndërmarrë fillimisht me ndarjen e banesave që kanë qenë pronë e komunës, për dhënien në shfrytëzim dhe me qera për të gjithë ata që kanë aplikuar në bazë të konkurseve që ka shpallur Kuvendi i komunës dhe në bazë të miratimit të raporteve të komisioneve për ndarjen e këtyre banesave. Ne, kemi bërë disa zgjidhje të mira, si dhe me ndarjen e mjeteve që kemi pasur nga të hyrat buxhetor e si dhe nga donatorët për zgjidhjen e këtyre rasteve, kemi bërë afër 30 shtëpi të cilat i kemi ndarë për nevojtarët. Tashmë jemi në fazën e përfundimit të mbledhjes së të dhënave nga komisioni për dhënien e banesave që janë shpallur kohëve të fundit, banesa që kanë qenë të uzurpuar në këto vitet e fundit dhe do ta zbusin ndjeshëm këtë çështje dhe mendojë se përfundimisht me përfundimin e mandatit tonë do ta zgjidhim problemin e banimit për të gjithë ata që kanë pasur nevojë në bazë të regjistrave që kemi trashëguara”, ka thënë Svarqa.

Komuna e Ferizajt deri më tash ka ndërtuar mbi 30 shtëpi për familjet me nevojë.

13549266_1076168825763363_1856458075_o 13570373_1076151349098444_1163618535_o 13556085_1076151265765119_1394843728_o 13579695_1076151362431776_1179544159_o 13549212_1076151339098445_647193108_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img