26,04,2024

Dukuria e hedhjes së mbeturinave jashtë kontejnerëve po shëmton qytetin (Foto)

Must Read

Ferizaj.08.02.2018. Dukuria e hedhjes së mbeturinave jasht kontejnerëve, krijimi i deponive ilegale po vazhdon të jetë një problem që po shëmton qytetin e Ferizajt.

Ekipet e KRM “”Pastërtia” shumë herë morën aksione të largimit të deponive të egra, grumbullim të mbeturinave jaht vendeve të caktuara por me largimin e ekipeve shumë shpejt gjithçka po kthehet sikur asgjë s’ka ndodhur.

U morën shumë iniciativa për pastrimin e hekurudhës, largimin e deponive të egra, por pa kaluar as java por edhe në këto ditë kur ka të reshura, sikur të kishim reshje të mbeturinave e jo të shiut dhe borës.

Përgjegjës të KRM “Pastërtia” shumë herë morën edhe aksione në bashkëpunim me inspektorët e ambientit të cilët pati edhe raste kur ndotësit e rastit u dënuan me dënime mandatore. Por sërish avazi i vjetër. Gjithkah mbeturina.

Për çudi vendi ku tani është qendra e sheshit të Ferizajt nuk ka ditë ku në mëngjes nuk e gjenë të mbushur më mbeturina. Ato jo vetëm që po shëmtojnë qendrën e qytetit por edhe po paraqesin rrezik edhe për qytetarët të cilët në orët e hershme të mëngjesit u janë drejtuar vendeve të tyre të punës. Por për këtë janë ankuar edhe bizneset para të cilave shpesh me orë të tëra po u krijohen këto “deponi” para lokaleve.

“Çdo rrugë e qytetit ka orarin e grumbullimit të mbeturinave. Por kësaj nuk po i përmbahen qytetarët dhe bizneset të cilat afarojnë në këtë pjesë të qytetit. Edhe pse shumë herë është apeluar që mos të hedhen mbeturinat aty askush nuk po e përfillë këtë. Apelojmë të të gjithë ata të cilët po hedhin mbeturina aty dhe në të gjitha vendet ku ka kontejner që mbeturinat mos të hedhen jashtë vendeve të parapara se përveç ndotjes së ambientit dhe rrezikut që aty të grumbullohen qentë endacak edhe kompanisë sonë po u shkakton probleme se po dyfishohet koha e largimit’ thonë përgjegjës të kompanisë KRM “Pastërtia”

E kjo po del se pa një aksion të mirëfilltë të inspektorëve komunal, apelet do të vazhdojnë të jenë vetëm “rrahje e ujit në havan”, pa kurrfarë efekti.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img