26,04,2024

Drejtues lokal e qendror vizituan Bashkësinë Islame në Ferizaj, i urojnë gjithë qytetarëve të besimit islam, Festën e Kurban Bajramit

Must Read

Një delegacion nga Komuna e Ferizajt, deputetë, drejtorë komunal e bashkëpunëtorë të tjerë, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Ferizaj, për t’i uruar drejtuesit e këtij institucioni dhe përmes tyre gjithë besimtarët islam me rastin e festës së Kurban Bajramit!

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi bashkë me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, ish Kryetarin e Ferizajt, Bajrush Xhemajli, drejtorë komunal e të tjerë uruan ferizajasit, besimtarë islam në këtë festë të flijimit, sakrificës, dashurisë mes njëri-tjetrit e devotshmërisë ndaj Krijuesit.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi përcolli urimet e Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu për besimtarët islam dhe shtoi se Ferizaj është model i respektimit dhe bashkëjetesës mes besimeve.

“Në emër të institucioneve lokale dhe Kryetarit të Komunës i uroj të gjithë besimtarëve islam festën e Kurban Bajramit, festën e sakrificës, solidaritetit. Besoj se Ferizaj e ka dëshmuar këtë do të thotë edhe me solidaritetin edhe me sakrificë, jo vetëm Ferizaj por e tërë Kosova, duke kujtuar edhe luftën e fundit, sakrificën të cilën e bëri populli shqiptar, me rënien e shumë dëshmorëve duke dhënë gjakun për lirinë që ne sot ta gëzojmë këtë ditë. Poashtu, populli shqiptar e ka dëshmuar edhe me tolerancë ndërfetare dhe bashkëjetesë, ku Ferizaj shquhet për këtë tolerancë dhe uroj që të jemi një shembull i mirë për tërë Republikën e Kosovës” tha Kristina Gashi Bytyçi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img