27,04,2024

Drejtori i Bujqësisë, Burim Bajrami inspektoi procesin e repelimit të gjedheve

Must Read

Mbrojtja e shëndetit të kafshëve mbetet një nga prioritetet kryesore të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë. Këtë dëshmon edhe vizita e drejtorit të Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami në fermën e fermerit Bafti Maloku nga Neredimja e Poshtme.

Drejtori Bajrami inspektoi punët intensive që po kryhen në terren për repelimin e gjedheve, proces ky që mbron shëndetin e kafshëve, duke eliminuar insektet në kulmin e prezencës së tyre në mjediset ku jetojnë kafshët.

I kënaqur u shpreh edhe fermeri Maloku, për këtë proces në mbrojtje të shëndetit të kafshëve nën kujdesin e tij, gjersa drejtori Bajrami tha se ky aksion po vijon dhe do të intensifikohet ditëve të ardhshme në sigurimin e eliminimit të insekteve në stalla të ndryshme në territorin e Ferizajt, që rrjedhimisht ka ndikim në mbrojtjen e shëndetit të kafshëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img