25,03,2025

Doktor Sami Salihu, pas aksidentit të djeshëm, në gjendje të vështirë shëndetësore

Must Read

Sami Salihu , Profesori universitar i kirurgjisë maksillofaciale në Fakultetin e mjekësisë në Prishtinë pas aksidentit të djeshëm, ku u godit nga një makinë,  ende është në gjendje të vështirë shëndetësore.
Në një raport të Policisë së Kosovës thuhet se në fshatin Bujan të Lipjanit ,më 07.08.2016-17:42. raportohet se e dyshuara femër K-Shqiptare deri sa ishte duke drejtuar veturën Ford Galaxy nga pakujdesia ka goditur këmbësorin –viktimën mashkull K-Shqiptar.
Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime te rënda trupore dhe i njëjti dërgohet në QKUK për tretman mjekësorë
Burime të FerizajPress bëjnë të ditur se me këtë rast Dr. Sami Salihu ka pësuar lëndime të rënda dhe gjendet në kujdes intensiv të mjekëve të QKUK-së.

Gjithashtu bëhet e  ditur se Dr Sami Salihu gjendet në gjendje  kome  dhe  po bëhen përgatitje  që të dërgohet jashtë vendit sapo   gjendja e tij të jetë  më stabile.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sot 26 vjet nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë

Njëzet e katër marsi i sivjetmë shënon 26-vjetorin e fillimit të sulmeve ajrore të Organizatës së Traktatit të Atlantikut...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img