18,05,2024

A po rrezikon treni apo pakujdesia e vozitësve? (Video)

Must Read

Ferizaj.08.08.2016.  Hekurudha e Ferizajt shumë herë ka qenë  temë diskutimi për shkak të aksidenteve  e që shumë herë ishin me pasoja të rënda.

Por nuk janë të rralla edhe rastet kur deri te aksidenti vije edhe nga pakujdesia e vozitësve.

Jo rrallë ndodh që edhe pas lëshimit të barrierave shumë vozitës nuk respektojnë këtë dhe mundohen të kalojnë hekurudhën  pa llogaritur se mund të rrezikojnë edhe jetën e tyre.

Një rast të tillë ka kapur  me kamerë një qytetarë  i cili ka shprehur habinë se si  qytetarët me vetëdije rrezikojnë jetën e tyre.

“ A është treni që po del nga binarët dhe po godet makinat apo vozitësit e pakujdesshëm po i dalin para “ ka  thënë ky qytetarë i cili ka dërguar edhe videon në FerizajPress.

Këtë e bën edhe më habitëse fakti se kjo  zhvillohet edhe para kamerave të qytetit dhe nuk ka asnjë intervenim as nga ana e policisë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img