25,04,2024

Dilemat e mëdha të riformatizimit të Qeverisë! Emrat e atyre që shkojnë dhe vijnë!

Must Read

Pavarësisht pse tash e sa muaj dy pozita të rëndësishme qeveritare kanë mbetur vakante, ajo e zëvendëskryeministrit të parë dhe ajo e ministrit të Punëve të Jashtme, drejtuesit e koalicionit ende nuk e dijnë saktësisht se kur do të ndodhë plotësimi i këtyre pozitave dhe ndryshimet e paralajmëruara në qeveri.

Burime të Gazetës Blic brenda Qeverisë së Kosovës, kanë thënë se ka dilema të mëdha se si të ndodhë riformatizimi. “Amerikanët po kërkojnë që të ndodh një riformatizim i plotë i qeverisë, që të jetë një rifillim i saj, për shkak se nuk u arritën objektivat, mirëpo ka dilema nga partnerët e koalicionit PDK- LDK. Drejtuesit e koalicionit po e shohin si rrezik të shpërthimit të pakënaqësive në rast se do të ndodhin ndryshime të mëdha”, ka theksuar ky burim i Gazetës Blic.

Në anën tjetër, këshilltari për medie i kryeministrit Mustafa, Faton Avdullahu i ka thënë Gazetës Blic se nuk është priroritet i tyre riformatizimi i qeverisë.

“Plotësimet e vendeve të zbrazëta në Qeveri gjithsesi se do të ndodhin, është proces i domosdoshëm edhe pse ato dikastere vazhdojnë të funksionojnë. Sa i përket riformatizimit duhet thënë se ende është herët që në këtë fazë të flitet për përmasat e sakta të tij, aq më shumë të flitet për kohën e saktë se kur do të ndodh diçka e tillë”,ka thënë ai për Gazetën Blic.

Ai ka shtuar se “ajo çfarë mund të thuhet tani është se çështja në fjalë, pra riformatizimi, nuk është prioritet dhe domosdoshmëri pa të cilën nuk mund të vazhdohet asesi tutje”.

Megjithatë, sipas tij, kjo nuk do të thotë se puna qeverisëse nuk po përcillet dhe vlerësohet, përgjithësisht dhe në dikastere të veçanta, por vendimi final do të merret vetëm pas analizave dhe bisedimeve rreth kësaj, për çka duhet pritur që çështja në fjalë të ngitet në prioritet.

Merret vesh se Hajredin Kuçi përfundimisht do ta zërë vendin e Hashim Thaçit në postin e zëvendëskryeministrit, derisa në postin e ministrit të Jashtëm do të shkoj Enver Hoxhaj,

Ndryshime pritet të ketë edhe në dikastere tjera. Haki Demolli ose Armend Zemaj pritet që ta zëjnë pozitën e ministrit të Drejtësisë, derisa sipas të gjitha gjasave Agim Çeku mund të vijë në krye të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gazeta Blic ka mësuar se lëvizje mund të ketë edhe në Ministrinë e Integrimeve Evropiane. Posa Kosova të marrë liberalizimin e vizave, Bekim Çollaku do ta braktisë kabinetin qeveritar, për t’iu bashkuar Hashim Thaçit në Preesidencë, ndonëse një gjë të tillë publikishte  ka mohuar vetë Çollaku.

Ndërkaq, ka gjasa që ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ajo e Tregtisë dhe e Industrisë si dhe dy ose tre ministra të tjerë, përfshirë edhe Skender Hysenin që e drejton Ministrinë e Punëve të Brendshme, të shakrkohen për shkak të performancës së dobët./ Gazeta Blic

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img