Lajme

Diaspora shqiptare në SHBA: Djegia e flamujve tregon urrejtjen malaziase ndaj shqiptarëve


Publikuar më:


flamuri_4616

Gjatë shoqata të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë reaguar ndaj djegies së flamujve kombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë dhe Kosovës pran ambasadave të tyre në Podgoricë, duke thënë se ky është një akt vandal i mentaliteteve primitive të fqinjëve tanë ballkanas.

Sipas këtyre shoqatave, aktet e tilla të urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe shteteve të tyre qesin në pah nivelin e lart të urrejtës që mbizotëron në mentalitetet e shoqërisë malaziase për çdogjë që ka të bëj me qenien shqiptare si tërsi.

Në reagimin e Shoqatës Atdhetare ‘’Malësia e Madhe’’ në Detroit dhe Shoqatës Atdhetare ’’Ana e Malit’’, Fondacionit ‘’Plavë Guci’’, Shoqatës ‘’Malësi e Madhe’’, Fondacioniit ‘’Dom Simon Filipaj’’, si dhe Shoqatës Atdhetare ‘’Kraja’’, me seli në Neë York, thuhet se diaspora shqiptare në SHBA është e zhgënjyer thellësisht me mënyrën se si vallë për akte të kësaj natyre shteti i ashtuquajtur “demokratik” malazias asnjëherë nuk arrit të i qes para drejtësisë kryesit e këtyre sulmeve që në vazhdimësi po përsëriten duke acaruar deri në pikë të vlimit marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërshtetërore.

“Diaspora shqiptare e cila ka qenë shpeshherë katalizator i shumë lëvizjeve të mëdha kombëtare, tërheq vëmendjen me përfundimin e qartë se nëse nuk merren masa adekuate për parandalimin e këtyre veprimeve antishqiptare, reagimi i jonë do jetë i vrullshëm dhe shume energjik, dhe se do kërkojmë që trevat e copëtuara padrejtësisht shqiptare të i kthehen trungut të ndarë atdheut deri me ndryshimin e kufijve artificial të vendosur në mes të shqiptarëve me forcë nga të tjerët”, thuhet në reagimin e këtyre shoqatave.

Comments
To Top