28,03,2024

Detaje të reja për aksidentin në Kroaci, dyshohet se shoferin e zuri gjumi

Must Read


Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kroaci. Si pasojë e këtij aksidenti dyshohet të kenë humbur jetën 10 persona, të gjithë nga Kosova.
Nga mediat kroate është raportuar se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar edhe 30 persona të tjerë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.Por aksidenti në fjalë tashmë është konfirmuar edhe nga kompania ‘Deva Tours’, por të njëjtit nuk kanë dashur të flasin më gjerësisht lidhur me rastin.
Nga policia e Kroacisë kanë theksuar se janë duke marrë informacionet e nevojshme, por sipas raportimeve të para theksohet se aksidenti ndodhi në momentin kur drejtuesin e autobusit e ka zënë gjumi, derisa ishte duke vozitur.Autobusi në fjalë kishte një linjë të rregullt nga Franfkurti në Gjermani për në Prishtinë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img