26,04,2024

Dështim apo drejtësi

Must Read

Gjykata Supreme, e bëri të vetën, mori vendim për pushimin e të gjitha akuzave të luftës për Komandantin e UÇK-së, Kryetarin e Komunës së Skenderajt z.Sami Lushtaku.
Në gjithë këtë proces të zhvilluar, asnjëherë nuk për të dalë në shesh e vërteta e këtij procesi, asnjëherë nuk ka për tu prezantuar dështimi i atyre që deshën të njollosin luftën e UÇK-së, e akterët e saj.
Ta quash drejtësi, gjithsesi nuk mund ti ikësh këtij termi, pas gjithë këtyre proceseve të montuara e paradoksale!
Ka vend për të hulumtuar për këto dy terme!, për tu prononcuar.
Dështimi i shpalljes së aktakuzës në një proces të montuar, për të pabërat e Luftëtarëve të Lirisë, s’ka si të shpjegohet ndryshe, për pos asaj të dhënjes së verdiktit final, duke i pushuar të gjitha akuzat për krime lufte.
Shpifësit, të cilët përgatiten këto montime gjyqësore, qofshin ndërkombëtar apo vendor, për të cilën jam i bindur se janë shqipfolës (vendor), pas publikimit të verdiktit për drejtësi, të strukur nëpër vendet e fshehta, nëpër bodrumet ku përgatitën këto akuza, më duket se po i shohë duke ngrënë gishtërinjtë e tyre (thonjtë), duke analizuar dështimin e tyre, duke nxjerr mësim nga gabimet e bëra, sepse jam i bindur se ata asnjëherë nuk kanë për të pushuar me akuza kundër djemëve të lirisë.
Të tilla procese, Luftëtarët e Lirisë i presin edhe në të ardhmen, ashtu siq po paralajmërohet puna e Gjykatës Speciale. Argatët e jashtëm të kësaj Gjykate Special Ndërkombëtare (shqipfolësit), sigurisht se tani më në pjatat e tyre u janë përgatitur akuzat për trimat e UÇK-së, për çka do të dëshmojnë, por jam thellësisht i bindur se kanë për të dështuar, siç ndodhi me Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, në Slloveni, në Francë e shumë vende të tjera.
Luftëtarët e Lirisë, asnjëherë nuk i kanë ikur drejtësisë, qoftë asaj vendore apo ndërkombëtare. Edhe pse të shantazhuar, me kërcënime të vazhdueshme, kanë arritur të rrëzojnë akuzat serbe të ngritura ndaj tyre, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Mbretëria serbe në Kosovë ka përfunduar.
Brenda saj kanë mbetur fundërrina vendore, e besa pas luftës kanë ardhur disa fundërrina ndërkombëtare, të joshur me para të majme, apo për hir të miqësisë që kishin me Serbinë, nuk hezituan të bëhen argat të së keqes.
Ashtu sikur dikur që dështuan, edhe sot dështuan, kanë për të dështuar edhe nesër, e kurdo qoft, sepse nuk ka Luftëtarë Lirie, i cili ka pasur për qëllim spastrimet etnike ashtu siq pretendohet përmes akuzave politike.
Lufta e UÇK-së, ishte dhe mbetet e pastër, sepse nuk ka si të jetë ndryshe. I vetmi mision i kësaj guerile kaq të suksesshme, ishte sjellja e LIRISË për popullatën e vendit, të cilët asnjëherë se kishin prekur e as parë me sy.
Të luftosh për lirin e popullit tënd, nuk është krim, është obligim i çdo njërit që është i aftë për pushkë, sepse kështu kërkohet.
Njerëzit të cilët nuk ishin të gatshëm për këtë luftë, nuk duhet të kenë mëri për luftëtarët, nuk duhet ti shohin me syrin gjykues. Ata duhet të jenë pran tyre për t’i ndihmuar, sepse edhe ata janë qenie njerëzore e mund të gabojnë.
Ky obligim për tu marrë drejtpërsëdrejti me Luftëtarët e Lirisë, duhej t’i takon institucioneve të vendit, por duke mos i liruar nga obligimi qytetarë, banoret në përgjithësi, duke përllogaritur në traumat që mund të kenë pësuar në kohëra luftërash këta luftëtarë, nëse dikush nga ata mund të kishte në të kaluarën.
Dikur ndiheshim të sigurt pranë njëri tjetrit, e sot jo, që më bënë të besoj thellësisht në luftën special serbe, përmes njerëzve që i kanë mbetur atij regjimi brenda vendit tonë.
Për luftëtarët e lirisë, vendimi i marrë nga Gjykata Supreme, sjellë shpresë, krenari e gëzim, për mundin që bënë dje, e sot shpërblehet. Çdo sfidë gjyqësore, në një formë i ka luhatur nga krenaria që bartnin në vete, humbnin shpresat për drejtësi në vend, por verdikti i djeshëm, e verdiket të tjera të mëhershme, ngjallin shpresat për një jetë më të mirë.
Mirë se erdhe komandant Sami Lushtaku.

MA:Nexhat Shahini
(Magjister i Historisë)
Veteran i Luftës së UÇK-së

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img