29,03,2024

Deputeti serb i Kosovës thotë se asgjë nuk zgjidhet pa Beogradin (Video)

Must Read

nenad-rashiq-780x439

Deputeti Nenad Rashiq tha se e ka kuptuar se kurrfarë interesi nuk mund të realizojë në Prishtinë pa shkuar përmes Beogradit. “Çka është tragjiko-komike në fund unë shkova në Beograd që të realizoj të drejtën në Prishtinë”, tha ai.

Deputeti i PDS-së, Nenad Rashiq, gjatë debatit në emisionin “Jeta në Kosovë” me temën Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë tha se nuk po arrin që të realizojë asgjë në Kosovë pa intervenimin e Serbisë.

Rashiq tha se ka shkuar tri herë te kryeministri Isa Mustafa që të bisedojë me të, mirëpo ai nuk ka ndërmarrë asgjë.

“Brenda këtyre tre muajve tri herë kam shkuar te kryeministri (Isa Mustafa) me ide që sipas meje mendoja se ishin të mira. Kam dëshiruar që të tregoj se cila është një alternativë për zotërinë Mustafa në çfarë forme ne mund ta prezantojmë këtë si një formë alternative. Ju e keni atë pjesë kushtetuese se si duhet të kenë një numër të serbëve aty”, sqaroi ai.

Sipas tij, këto biseda të cilat kanë ndodhur gjatë kohës sa deputeti nuk ishte pjesë e Listës Serbe nuk kanë sjellë rezultate pa biseduar edhe me Beogradin.

“Unë pastaj kam hyrë sepse kur kuptova se kurrfarë interesi nuk mund të realizoj në Prishtinë pa shkuar përmes Beogradit dhe çka është tragjiko-komike në fund unë shkova në Beograd që të realizoj të drejtën në Prishtinë”, tha ai.

Sipas tij, pas kësaj ai ka kuptuar se ka vetëm dy zgjidhje në mes të cilave është dashur që të zgjedhë.

“Pastaj kuptova se kam dy zgjedhje: ose të mbetem aty si një figurë politike dhe pa pasur kurrfarë rezultate ose që ta gjej një mënyrë me të cilën si parti politike unë duhet ta mbijetoj këtë krizë dhe të vazhdojë”, tha ai./Kallxo.com/

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=12Tf8KucPpk?feature=oembed]
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img