19,04,2024

Deputetët shikojnë xhirimet e përleshjes mes tyre

Must Read

deputetet1-e1460450656718

Visar Ymeri e rexhep Selimi dalin sërish përballë Bekim Haxhiut në gjykimin e përleshjes mes tyre të vitit 2012.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri dhe Rexhep Selimi si dhe Besart Bujupit.

Deputetët e Vetëvendosjes Selimi, Ymeri si dhe vozitësi Bujupi akuzohen se më 28 qershor 2012 kanë sulmuar deputetin e PDK-së Bekim Haxhiu në mjediset e Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu në këtë rast është në cilësinë e të dëmtuarit.

Në seancën e sotme ku pritet dhënia e fjalës përfundimtare, Visar Ymeri i cili është sjellë me forcë në gjykatë, ka kërkuar që të shikohen edhe një herë xhirimet e ditës kur ka ndodhur përleshja mes tyre, te hyrja e ndërtesës së Kuvendit.

Por i dëmtuari Haxhiu ka kërkuar që në rast se aprovohet propozimi i Ymerit, atëherë të shikohen edhe xhirimet tjera që janë prova të aktakuzës.

Propozimin e Haxhiut e mbështeti edhe i akuzuari tjetër në këtë rast, Rexhep Selimi.

Kërkesa për t’i parë xhirimet është miratuar nga trupi gjykues dhe aktualisht deputetët po i shikojnë ato pamje. /Kallxo.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img