23,04,2024

Demokracia Studentore: USHAF është uzurpuar nga Rektori Bajraktari!

Must Read

Organizata “Demokracia Studentore” përmes një komunikate për media ka  reaguar  për, siç thuhet në komunikatë,  padrejtësitë që po ndodhin në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, duke deklaruar që ky Universitet të mos jetë vatër e partive politike, por të jetë një institucion edukativo-arsimor.

Komunikatën  e plotë të Demokracisë Studentore” mund ta lexoni në vazhdim:

 Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj u themelua në  Qershor të vitit 2015 dhe Rektori i parë i këtij Universiteti u zgjodh Agron Bajraktari i cili nuk kishte asnjë kundër kandidat, ndërsa ishte pikërisht ai që u shkarkua nga pozita e Prorektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në vitin 2011 për dyshimin për afera korruptive. Andaj, ardhja e tij si Rektor në USHAF shihet çartë se u bë për shkak të lidhjeve të tij të forta që ka me liderë politikë” .

“Dështimet e tij si rektor po vijnë qysh në vitin e parë akademik 2016/2017 duke mos akredituar asnjë degë të Nivelit Master dhe shumë studentë po humbin nga një vit e më shumë për shkak të këtij rektori. Andaj, përgjegjësia duhet të ketë një adresë për ata studentë që mbesin jashtë, ngase studentët e USHAF-së  nuk munden të pranohen në asnjë Universitet Publik në Kosovë pa provime diferenciale (provimet plotësuese për drejtime të caktuara), madje drejtimet të cilat ndërrohen vetëm emrat e tyre janë bërë sikur laboratore duke bërë eksperimente me minj, e kjo po ndodh që nga viti 2003 që ka shërbyer duke punësuar njerëzit e tij partiak duke qenë kështu një çerdhe e punësimeve dhe duke e kontrolluar këtë Institucion sikur të ishte pronë e tij personale.

Rektori Bajraktari qysh me fillim i ka eliminuar kundërshtarët e tij për të marrur kontrollin 100% në këtë Universitet, pasi që ka lënë anash kryetarin e Komunës së Ferizajt nga Bordi Themelues i Universitetit, ka hapur organizata studentore me studentët duke qenë njerëz të tij, duke i shantazhuar dhe kërcënuar studentët të cilët nuk janë pajtuar me politikat e tij dhe në fund nuk kishte subvencionuar organizatat në këtë Universitet vetëm që mos të marrin besimin e studentëve.

Krytari i Organizatës “Demokracia Studentore” z. Mexhid Ramusa thotë se nuk do të qëndrojmë duarkryq dhe të presim që problemet të zgjidhen vet, por ne do të përdorim të gjitha metodat që ky rektor të shkarkohet dhe të jep përgjegjësi për demet që ka shkaktuar që shumë vite dhe këtë po e pësojnë studentët dhe askush tjetër.

Me respekt,

Menaxhmenti i Organizatës Demokracia Studentore

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img