03,05,2024

Vazhdohet paraburgimi për vrasësin e 4-vjeçarit Almir Aliut

Must Read
Almir Aliu

Këtë e ka bërë të ditur avokati mbrojtës i familjes Aliu. Avokati Asmir Alispahiç për televizionin Shenja ka thënë se kjo vepër është shumë e rëndë prandaj Iliç nuk kishte si ti ik paraburgimit, , transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kohë më parë nga Prokuroria Themelore thanë se zgjatja e paraburgimit bëhet për shkak se ekspertizat e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti ende nuk janë tërësisht të gatshme. Nuk janë të gatshme as analizat e obduksionit të të ndjerit.

Përndryshe Neni 123 i Kodit Penal parashikon dënim minimal prej 10 vjetësh për vrasje me paramendim, sidomos nëse personi i akuzuar ka vënë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë.

Dënimi maksimal për këtë vepër është burg i përjetshëm.  Por ekziston mundësia e zbutjes së dënimit nëse dëshmohet se Boban Iliçi nuk ka qenë në gjendje të kthjellët mendore gjatë kryerjes së aktit.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img